Flash News

E-TJERA

Kush është Shpëtim Aliu, hallka kyçe e trafikut të kokainës që fshihej pas emrit “Salvadore”

Kush është Shpëtim Aliu, hallka kyçe e trafikut të

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i fundit i SPAK kundër grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të kokainës, ku në fokus të hetimeve rezulton të jetë Salvadore, i njohur edhe si Shpëtim Aliu.

Sipas të dhënave të siguruara nga hetimet, Aliu dyshohet se ka pasur një rol kyç në skemën kriminale, duke vepruar si furnizues i lëndës narkotike për disa prej grupeve më të rëndësishme të përfshira në këtë aktivitet. Ai konsiderohet hallka që lidhte rrjetet kriminale me burimin e furnizimit me kokainë.

Hetimet kanë evidentuar se Aliu dyshohet të ketë bashkëpunuar me grupet e drejtuara nga Shpëtim Gjika, Eldi Dizdari dhe Armando Pacani, të cilëve u siguronte sasi të konsiderueshme kokaine për trafikim në tregjet ndërkombëtare.

Në kuadër të operacionit, SPAK ka zhvilluar një sërë veprimesh hetimore dhe kontrollesh në disa qytete të vendit. Sipas njoftimit zyrtar, në zbatim të vendimeve të gjykatës janë ushtruar 23 kontrolle në banesa, ambiente biznesi, zyra të shoqërive tregtare dhe ndaj personave të përfshirë në hetim.

Të fundit