Flash News

SPORT

Gjermania shkruan historinë në Botëror, lë pas Brazilin dhe merr kreun e renditjes së golave

Gjermania shkruan historinë në Botëror, lë pas Brazilin dhe

Fitorja spektakolare 7-1 ndaj Kuraçaos në ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2026 nuk i solli vetëm tri pikë Gjermanisë, por edhe një rekord historik në futbollin botëror.

Falë shtatë golave të realizuar në Houston, kombëtarja gjermane u ngjit në vendin e parë të renditjes së golashënuesve më të mirë në historinë e Kampionateve Botërore, duke arritur në 239 gola të shënuar. Në këtë mënyrë, gjermanët lanë pas Brazilin, që numëron 238 gola në historinë e turneut.

Rekordi merr vlerë edhe më të madhe po të kihet parasysh se Gjermania e ka arritur këtë shifër në 21 pjesëmarrje në Botëror, ndërsa Brazili është e vetmja kombëtare që ka marrë pjesë në të gjitha edicionet e Kupës së Botës.

Pas dy gjigantëve të futbollit botëror, renditja historike vijon me Argjentinën në vendin e tretë me 152 gola, Francën me 136 dhe Italinë me 128 gola.

Deri para nisjes së Botërorit 2026, Brazili mbante kreun e kësaj renditjeje me 237 gola, por paraqitja e jashtëzakonshme e “Panzerave” në sfidën ndaj Kuraçaos ndryshoi historinë. Megjithatë, gara mbetet e hapur, pasi të dyja kombëtaret konsiderohen ndër skuadrat më sulmuese dhe më të suksesshme në historinë e Kupës së Botës.

Të fundit