Flash News

POLITIKOFF

Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës

Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror”

Humbja 2-0 e Turqisë ndaj Australisë në Kupën e Botës kaloi në plan të dytë për shumë tifozë, pasi vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale e rrëmbeu një personazh i pazakontë në tribunat e stadiumit.

Me një pamje që të kujtonte personazhet e filmave horror, tifozi turk u kthye menjëherë në fenomen në internet. Lentet e bardha, grimi i errët rreth syve dhe mjekra e gjatë e bardhë krijuan një imazh që nuk kaloi pa u vënë re nga kamerat televizive.

Ndërsa Turqia po përpiqej të shmangte humbjen në fushë, fotografitë e tifozit nisën të shpërndaheshin me shpejtësi në rrjetet sociale, duke e bërë atë një nga figurat më të komentuara të turneut.

Pas kësaj pamjeje të veçantë fshihet Necdet Ölçerman, i njohur në Turqi me nofkën “Udi Neco”. Ai nuk është një tifoz i zakonshëm, por një mbështetës i kahershëm i Beşiktaş dhe anëtar i kongresit të klubit të njohur nga Stambolli.

Edhe pse kombëtarja turke u largua nga fusha e zhgënjyer, “Udi Neco” arriti të fitojë vëmendjen globale, duke u shndërruar në një nga tifozët më të veçantë dhe më të komentuar të Botërorit 2026.

Të fundit