Flash News

E-TJERA

11 grabitje brenda pak ditëve në Lezhë, arrestohet 21 vjeçari, shpallet në kërkim shoku i tij

11 grabitje brenda pak ditëve në Lezhë, arrestohet 21

Një valë vjedhjesh që kishte krijuar shqetësim te bizneset në Lezhë është goditur nga Policia, e cila ka arritur të zbardhë 11 raste vjedhjesh të ndodhura brenda pak ditësh.

Sipas të dhënave paraprake, hajdutët kishin vënë në ‘shënjestër’ kryesisht dyqane dhe njësi të ndryshme shërbimi, duke shkaktuar dëme materiale dhe pasiguri te pronarët e bizneseve. Një prej rasteve, mund ta shihni në pamjet e mëposhtme, ku autorët hapin derën e dyqanit krejt qetësisht.

Uniformat blu kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar. Në pranga ka rënë një 21-vjeçar, ndërsa një 25-vjeçar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Operacioni konsiderohet një goditje e rëndësishme ndaj autorëve të këtyre vjedhjeve, ndërsa zbardhja në kohë e 11 rasteve dëshmon reagimin e shpejtë dhe efikasitetin e Policisë në garantimin e rendit dhe sigurisë në qytet.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht aktivitetin kriminal dhe për të verifikuar përfshirjen e tyre në raste të tjera të mundshme.

Të fundit