Flash News

E-TJERA

Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë

Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë,

Gazetari Osman Stafa, gjatë fjalës së tij në protestën e mbajtur në bulevardin përpara Kryeministrisë, ka deklaruar se shqiptarët janë lënë në mëshirë të fatit nga qeveria, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të mos tërhiqen nga protesta që ai e quajti “Botërori i shqiptarëve”.

Sipas Stafës, situata në vend në fusha kyçe si shëndetësia, arsimi dhe ekonomia është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa qytetarët përballen me paga dhe pensione të ulëta dhe me një valë të vazhdueshme emigrimi.

Ai ngriti akuza ndaj qeverisë për neglizhencë të shërbimeve publike, duke theksuar se shqetësimet e qytetarëve nuk mund të konsiderohen dezinformim, por realitet i përditshëm.

Stafa solli në vëmendje edhe problematikat në sistemin shëndetësor, ku sipas tij mungojnë kushtet dhe pajisjet bazë për trajtimin e pacientëve, ndërsa fondet publike shpenzohen në projekte që nuk sjellin përfitime reale për qytetarët.

Në përfundim të fjalës së tij, gazetari apeloi për vazhdim të protestës dhe bashkim të qytetarëve, duke e cilësuar këtë lëvizje si një betejë vendimtare për të ardhmen e vendit dhe duke kërkuar që sheshi të mos boshatiset deri në arritjen e ndryshimit të kërkuar.

“Ka 12 ditë që Shqipëria luan Botërorin e saj, kurse këta thonë se sot nis Botërori dhe ikën protesta. Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë. Del kryeministri e thotë se jam patrioti më i madh, atdhetari më i madh se isha në serbi dhe thashë se Kosova ishte e pavarur. Jo, rroftë Amerika, ajo e shpalli Kosovën të pavarur.

Thirrje e fundit, mos u dekurajoni, jepini besën njëri-tjetrit dhe sheshi të mos zbrazet se ndryshe e ardhmja e fëmijëve tanë do jetë i të tjerëve atje jashtë. Mos e tradhtoni atë Flamur”, tha ai.

 

Të fundit