Flash News

Ditari i Opozitës

Korigjimi i një padrejtësie...

Korigjimi i një padrejtësie...

Nga Grigels Muçollari

Për 5 vite na përndoqën, na damkosën, na vunë në shënjestër për një akt korruptiv të investuar nga Edi Rama dhe rrjeti i tij i lobimit të cilēt ja dolën ta shpallin non-grata Sali Berishën.

Sa herë kemi parë Kryeministrin dhe taulantët e tij që të rrahin gjoksin e të tregojnë superioritet ndaj demokratëve sikur të kishin në dorë çelësat e Shtëpisë së Bardhe dhe zyrën e Blinken.

Prej ditës së parë, bashkë me miq e kolegë sidomos të FRPD kontestuam dhe nisëm një lëvizje që kërkonte kurajo për të dalë kundër të gjithëve e pro asaj që besonim.

Më së pari brenda PD, ku kreu i asaj kohe vendosi përjashtimin e Sali Berishës.

Këto firma në këto dokumenta janë gjurmët tona.

Sot, non-grata ka rënë zyrtarisht. Ashtu si herët a vonë bien padrejtësitë.

Edi Rama dhe kartonat e tij në Kuvend kanë heshtur. Nuk patën kurajon të thonin një fjalë të vetme.

Anulimi i non-gratës nuk është një gjë që na përket vetëm ne demokratëve. Eshtë një korrektim, një vënie drejtësie për vendin tonë. Eshtë një çlirim nga një barrë që nuk e meritonim.

Ky lajm i mirë për Shqipërinë  dhe për demokratët erdhi në kohën kur Kryeministri më i korruptuar i Europës është në krizë të thellë politike dhe mendore.

Përpos aferave e skandaleve të pafundme financiare, Edi Rama nga sot është nën një akuzë të re. Ai me mjetet e natyrën e tij korruptive bleu goditjen ndaj Opozitës. Ai vodhi dhe sentimentin tonë natyral e gjenuin pro-amerikan. Dhe për këtë do të japë llogari si për gjithë zullumet e shpërdorimet 13 vjeçare.

Nuk ka parë asgjë akoma.

Të fundit