Flash News

Ditari i Opozitës

“Kur rinia çohet, qeveria rrëzohet”, opozita zbarkon me pankarta në Kuvend

“Kur rinia çohet, qeveria rrëzohet”, opozita zbarkon me

Deputetët e Partisë Demokratike janë paraqitur këtë të enjte në Kuvend me pankarta që mbajnë sloganet e protestave të ditëve të fundit kundër qeverisë.

Ata kanë vendosur në xhamin e derës kryesore të Parlamentit një pankartë me mbishkrimin: “Kur rinia çohet, qeveria rrëzohet”, duke e kthyer hyrjen e Kuvendit në një vazhdim të simbolikës së protestave që po zhvillohen në vend.

Veprimi i deputetëve demokratë vjen në ditën e 11-të të protestave që po mbahen në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë.

Fillimisht, protestat nisën kundër projektit të investimit në Zvërnec e mandej duke vazhduar me kërkesën për dorëheqje të qeverisë.

Të fundit