Flash News

E-TJERA

Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës

Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin

Pas rreth tre orësh qëndrimi përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar lëvizjen e tyre nëpër rrugët e Tiranës, duke e shtrirë tubimin edhe në akset kryesore të kryeqytetit. Me thirrje të përsëritura për “dorëheqje të qeverisë” dhe sloganin “opozita jemi ne”, qytetarët kanë vijuar marshimin në ditën e dhjetë të protestës.

Tubimi i kësaj të diele vjen si vazhdim i protestës së nisur kundër projektit të planifikuar në zonën e Zvërnecit, ndërsa pjesëmarrësit po e artikulojnë gjithnjë e më fort kërkesën e tyre për ndryshim politik dhe institucional.

Nga podiumi u përcoll edhe një thirrje për vijim të protestës në ditët në vijim, ndërsa pjesëmarrësit njoftuan mobilizim më të gjerë.

“Nesër do të jetë protestë kombëtare, ju bëj thirrje të vini të gjithë në Tiranë”, u shpreh një prej protestuesve.

Edhe gjatë marshimit të sotëm janë dëgjuar thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg” dhe “nesër më shumë”, ndërsa qytetarët vijojnë të artikulojnë një platformë me pesë kërkesa kryesore:

 

Të fundit