Flash News

E-TJERA

Gjashtë eurodeputetë i bashkohen protestës kundër Ramës

Gjashtë eurodeputetë i bashkohen protestës kundër Ramës

Protestës qytetare që po zhvillohet këtë të hënë përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë i janë bashkuar edhe gjashtë eurodeputetë, të cilët kanë shprehur interes për situatën politike dhe zhvillimet demokratike në Shqipëri.

Delegacioni u drejtua nga eurodeputetja Tineke Strik dhe përfshinte përfaqësues të forcave politike nga Gjermania, Holanda dhe Italia. Prania e tyre në protestë u konsiderua si një shenjë e vëmendjes që institucionet dhe përfaqësuesit evropianë po i kushtojnë zhvillimeve në vend.

Gjatë tubimit, eurodeputetët morën fjalën para protestuesve, ku theksuan rëndësinë e respektimit të standardeve demokratike, shtetit të së drejtës dhe dëgjimit të kërkesave të qytetarëve. Në mesazhet e tyre, ata i bënë thirrje autoriteteve shqiptare të tregojnë vullnet për dialog dhe të marrin në konsideratë zërin e protestuesve.

Të fundit