Flash News

E-TJERA

Eurodeputetja gjermane flet nga protesta: Qeveria të dëgjojë qytetarët

Eurodeputetja gjermane flet nga protesta: Qeveria të dëgjojë

Protesta qytetare e zhvilluar këtë të hënë përpara Kryeministrisë në Tiranë ka marrë edhe mbështetje nga përfaqësues të Parlamentit Evropian, mes të cilëve eurodeputetja gjermane Tineke Strik, e cila iu bashkua tubimit dhe mbajti fjalë përpara protestuesve.

Strik shprehu solidaritet me qytetarët në protestë, duke vlerësuar qëndrueshmërinë e tyre dhe duke theksuar se mesazhi i tyre do të përcillet edhe në institucionet evropiane.

Ajo u bëri thirrje protestuesve të vijojnë mobilizimin, duke theksuar se vlerat e demokracisë janë të përbashkëta dhe se zëri i tyre nuk do të mbetet pa jehonë në Bruksel.

Eurodeputetja vuri gjithashtu theksin te respektimi i lirive themelore dhe kërkoi nga qeveria shqiptare të dëgjojë qytetarët dhe jo interesat e grupeve të privilegjuara.

“Solidaritet të me popullin shqiptar që po proteston. Vijoni me mobilizimin në protestë, fjala juaj do shprehet edhe në Bruksel. Do luftojmë për të njëjtat vlera, ashtu siç luftojnë edhe shqiptarët, për demokraci. Kjo tregon se populli shqiptar nuk e pranon mohimin e të drejtës së fjalës dhe se qeverisja duhet të dëgjojë qytetarët dhe jo njerëzit e pasur”. Moratoriumi sugjernon që të ndalohen ndërtimet në zonat e mbrojtura në Shqipëri. Shqipëria me këtë protestë po tregon se i përket BE-së”, tha eurodeputetja gjermane.

Të fundit