Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha niset drejt Vjenës për Asamblenë e PPE-së, në fokus raporti për Shqipërinë

Berisha niset drejt Vjenës për Asamblenë e PPE-së, në  

Kryetari i Partisë Demokratike ka njoftuar se është nisur drejt Vjenës, ku do të marrë pjesë në punimet dyditore të Asamblesë Politike të Partisë Popullore Evropiane (PPE).

Sipas tij, në rendin e ditës së takimit do të diskutohet edhe raporti i një misioni faktmbledhës të përfaqësuesve të 30 partive anëtare të PPE-së, të cilët kanë vizituar më herët Shqipërinë me kërkesë të PD-së për t’u njohur nga afër me situatën politike në vend.

"Miq, sot udhëtova për në Vienë për të marrë pjesë në punimet dy ditore të Asamblesë Politike të EPP

Në rendin e ditës të punimeve të Asamblesë është dhe diskutimi i Raportit të Misionit Faktmbledhës të përfaqësusve të 30 partive anëtare të EPP që erdhën para disa muajve në Shqipëri me kërkesë të Partisë Demokratike për t’u njohur me gjendjen në vend.

Në rend dite është edhe çeshtja e zgjerimit të BE", shkruan Berisha.

Të fundit