Flash News

E-TJERA

Qendra e Tiranës zgjohet pa energji elektrike, asnjë sqarim nga OSSHE

Qendra e Tiranës zgjohet pa energji elektrike, asnjë sqarim nga OSSHE

 

Një pjesë e qendrës së Tiranës ka mbetur pa energji elektrike që prej orës 08:00 të mëngjesit të kësaj të shtune, duke shkaktuar shqetësime për banorët dhe bizneset e zonës.

Sipas informacioneve, ndër zonat e prekura janë Rruga Mine Peza, Rruga Sulejman Pasha, Fortuzi dhe disa rrugë përreth, ku furnizimi me energji elektrike është ndërprerë prej më shumë se një ore.

Deri në këto momente, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSHE) nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar lidhur me shkaqet e defektit apo kohën e pritshme të rikthimit të energjisë.

Banorët shprehen të shqetësuar për mungesën e informacionit, ndërsa presin një reagim zyrtar nga autoritetet për të sqaruar arsyet e ndërprerjes dhe afatin e riparimit të avarisë.

Të fundit