Flash News

E-TJERA

Pas profilit me flamingo, deputetja ironizon Ramën: Kjo do ishte fotoja perfekte për ty

Pas profilit me flamingo, deputetja ironizon Ramën: Kjo do ishte fotoja

Vendimi i kryeministrit Edi Rama për të zëvendësuar fotot e profilit dhe të kopertinës në Facebook me imazhe flamingosh ka vijuar të prodhojë reagime në rrjetet sociale dhe në politikë.

Mes zërave kritikë ishte edhe deputetja Marjana Koçeku, e cila reagoi me ironi ndaj lëvizjes së kreut të qeverisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo përdori si simbol një nga kullat më të diskutuara që po ndërtohet në qendër të Tiranës, pranë Teatrit të Operas dhe Baletit.

Sipas kritikëve, ndonëse projekti është prezantuar si i frymëzuar nga figura e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, ndërtesa po komentohet gjithnjë e më shpesh nga qytetarët për ngjashmërinë që, sipas tyre, ka me portretin e kryeministrit Rama.

Koçeku publikoi një version të modifikuar të fotos së kullës, të vendosur mbi një sfond rozë, në një referencë të drejtpërdrejtë ndaj flamingove që Rama ka zgjedhur si imazh në profilin e tij. Krahas fotos, deputetja shkruan me ironi: “Mund t’ia sugjeroni për foto profili”.

Të fundit