Flash News

E-TJERA

Mesazhe erotike gjatë orarit zyrtar, ILD kërkon shkarkimin e anëtarit të KLP-së

Mesazhe erotike gjatë orarit zyrtar, ILD kërkon shkarkimin e

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Olger Eminaj, pas një hetimi disiplinor që lidhet me një skandal me përmbajtje seksuale. Çështja tashmë i është përcjellë Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim dhe vendimmarrje.

Hetimi ndaj Eminajt nisi pas publikimit të komunikimeve të tij me një qytetare me inicialet R.M., fillimisht në rrjete sociale dhe më pas në aplikacionin WhatsApp, ku bisedat morën karakter erotik.

Sipas materialeve të publikuara nga “Shoqata Media dhe Drejtësi” dhe të transmetuara në emisionin “STOP”, dyshohet se komunikimet kanë përfshirë edhe dërgimin e materialeve me përmbajtje eksplicite, përfshirë foto intime, gjatë orarit të punës dhe brenda ambienteve të institucionit ku ai ushtron detyrën.

Rasti është denoncuar në fund të muajit mars, ndërsa ILD ka nisur menjëherë verifikimet disiplinore. Pas përfundimit të hetimeve, raporti i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë i është dërguar më 1 qershor organit kompetent për shqyrtim.

Fillimisht çështja iu adresua Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, por pas ndërprerjes së funksionimit të këtij institucioni, dosja i ka kaluar Gjykatës Kushtetuese, e cila tashmë ka caktuar edhe relatoren e çështjes, gjyqtaren Marjana Semini.

 

Të fundit