E-TJERA

Kanabis në Vaun e Dejës, arrestohen vëlla e motër, nën hetim kryeplaku

Kanabis në Vaun e Dejës, arrestohen vëlla e motër, nën

Një operacion i Policisë në zonën e Vaut të Dejës ka çuar në zbulimin e një rasti të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Kroni i Madh.

Gjatë kontrolleve në terren, efektivët identifikuan dhe asgjësuan një sasi bimësh dhe fidanësh të dyshuar si kanabis, ndërsa në pranga përfunduan dy persona, vëlla e motër, të cilët dyshohet se ishin të përfshirë në kultivimin e tyre.

Të arrestuarit janë një 33-vjeçar dhe një 43-vjeçare, banues në fshatin Kroni i Madh. Sipas hetimeve paraprake, ata dyshohet se kishin ngritur parcelën me bimë narkotike në zonë.

Në vijim të veprimeve procedurale, policia ka referuar materialet në Prokurori edhe për kryeplakun e fshatit dhe vrojtuesin e pyjeve, të cilët po hetohen në gjendje të lirë për shpërdorim detyre.

Dyshohet se ata nuk kanë ushtruar detyrat e tyre për të parandaluar ose raportuar aktivitetin e paligjshëm.

Të fundit