Kosova

Fitoi zgjedhjet, Kurti:Nisim punën për zgjedhjen e qeverisë së re dhe presidentit

Fitoi zgjedhjet, Kurti:Nisim punën për zgjedhjen e qeverisë

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ripërsëritur qëndrimin se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, do të fillojnë diskutimet me partitë e tjera politike për formimin e institucioneve të reja.

Veçse, sipas tij, së pari duhet të zgjidhet qeveria e re e më pas presidenti.

“Porsa të certifikohet rezultati i zgjedhjeve do të nisim punën dhe diskutimi për formimin e institucioneve të reja. Konstituimin e legjislaturës të 11-të të kuvendit, formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentit”, tha Kurti.

Duke e komentuar këtë çështje si kryeministër në detyrë, në mbledhjen e qeverisë, poashtu në detyrë, ai tha se zgjedhjet e 7 qershorit nuk ishin të nevojshme, dhe se rezultati i tyre duhet të pranohet e respektohet dhe vullneti i popullit të zbatohet.

I uroj qytetarët për procesin e lirë, demokratik zgjedhor. Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje dhe ky rezultat e dëshmon këtë të cilën e kemi thënë e ripërsëritur para se ato të ndodhnin. Sido që të jetë qytetarët folën sërish qartë.

Rezultati duhet të pranohet e të respektohet dhe vullneti i popullit të zbatohet e përkthehet në institucione funksionale demokratike të angazhuara e përkushtuara për zhvillim e mirëqenie, arsim e shëndetësi, për siguri e mbrojtje, industri e prodhim, investime të mëdha infrastrukturore”, tha Kurti.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje doli përsëri e para me 47.13 përqind./Kosovapress

Të fundit