Ditari i Opozitës

'Dosja Shqiptare', Berisha ngre alarmin: Rama ka projektuar 523 resorte pa taksa, po plaçkiten pronat

'Dosja Shqiptare', Berisha ngre alarmin: Rama ka projektuar 523

Kreu i PD Sali Berisha, nga konferenca për mediat në selinë blu, foli për librin e quajtur “Dosja Shqiptare”, në të cilën siç theksoi kryedemokrati, Rama mban fshehur plaçkitjen e pronave.

Berisha deklaroi se në atë libër, kryeministri ka projektuar 523 resorte, hotele dhe zhvillime në zonat turistike, duke i përjashtuar tërësisht nga taksat.

“Mediat kanë zbuluar librin famëzi Dosja, në të cilin Edi Rama parashikon, ka projektuar 523 resorte, hotele, zhvillime në zonat turistike. Nga të cilat, njëlloj si të ishte pronë e tij, përjashton tërë këtë infrastrukturë gjigante 10 vite nga taksat.

Ky është sistem tipik kolonial. Nuk ka asgjë të përbashkët me ligjin themelor të shtetit, Kushtetutën, por edhe ligjin ndërkombëtar të investimeve. Të imagjinosh zhvillimin e dhjetëra dhjetëra milionë metër katror troje të zonave më turistike, si butikët në aeroport pa taksa, do të thotë të vendosësh atë sistem nga i cili njerëzimi është ndarë prej kohësh.

Shqipëria është nga më të paktat vende në punë ku miliarderët vijnë dhe marrin miliona litra naftë me një të katërtën e çmimit që blen fermeri shqiptar. Dhe tani në librin e tij, Edi Rama, të mbajtur sekret ndaj shqiptarëve, të papublikuar ndonjëherë, rreshton 523 projekte për zhvillim, ndërtim në të katër anët e vendit”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD risolli në vëmendje denoncimet e tij mbi plaçkitjen e pronave. Sipas tij, disa prej projekteve të përmendura në këtë dokument lidhen me zona të ndjeshme turistike dhe natyrore, të cilat ai i cilësoi si “të gllabëruara” për zhvillime luksoze.

“Por unë, këtu para jush, në mënyrë të përsëritur, kam denoncuar plaçkitjen nga familja e tij, e ndjera nënë e tij dhe vëllai i tij, natyrisht së bashku, të njërit prej kanioneve më të bukura të botës, kanionit të Gjipesë. Kanioni i Gjipesë rreshtohet në 20 kanionet më të çmuara të planetit. Ky bajloz i zi i pangopur, i vuri syrin kanionit të Gjipesë. Dhe kur unë e ngrita problemin, mashtroi shqiptarët dhe u tha se ato toka janë diku atje majë malit.

Tani mban librin të fshehur sepse mban pronat e tij.  Urdhëroni, në Livadh të Himarës, librin liston Livadh Resort, në projekt prej 242 mijë metër katror. E gllabëroi Livadhën, Livadha është, kush nuk e njeh, është ajka, është kurora më e bukur e Himarës. Tani na del Gjipeja, një nga plazhet më të veçanta të jugut. E zbriti nga mali i Kolekës në plazh tani. Shfaqet një projekt luksoz, një hotel prej xhami në rajon. Projekti top sekret, nuk ka zhvillues”, tha kryedemokrati.

'Dosja Shqiptare', Berisha ngre alarmin: Rama ka projektuar 523 'Dosja Shqiptare', Berisha ngre alarmin: Rama ka projektuar 523 'Dosja Shqiptare', Berisha ngre alarmin: Rama ka projektuar 523 'Dosja Shqiptare', Berisha ngre alarmin: Rama ka projektuar 523

Të fundit