Ditari i Opozitës

Kërkesat e protestuesve, Berisha: PD mbështet kufizimin e mandatit të kryeministrit

Kërkesat e protestuesve, Berisha: PD mbështet kufizimin e mandatit

Kryedemokrati Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike mbështet kërkesën e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit në 2 mandate.

Berisha tha se PD është e gatshme ta votojë, sepse Rama nuk po e lejon rotacionin e pushtetit.

“Së pari, në kërkesat e lexuara e të paraqitura nga Goxhaj, ripërsëritet dorëheqja e menjëhershme e Edi Ramës. Kërkesë kjo që ne e mbështesim pa asnjë rezervë, fuqimisht dhe kemi po atë thirrje. Së dyti, kërkohet, mos gaboj, jo s'gaboj fare se kjo është ndër pesë kërkesat e para, po shtohet aty kufizimi i mandatit të kryeministrit në dy mandate.

Partia Demokratike është plotësisht dakord. Plotësisht dakord! Që nesër është e gatshme të votojë në parlament dhe të bëjë thirrje qytetarëve të votojnë për një masë të tillë.

Pse? Pse kjo? Sepse u bë e qartë se Edi Rama nuk lejon rotacionin e pushtetit. Nuk lejon. Për këtë jo se e themi ne, tashmë e thonë dokumentet ndërkombëtare. Atëherë ka një mençuri, ta përcaktojë kushtetuta, ta largojë kushtetuta”, tha Berisha.

Të fundit