Ditari i Opozitës

Berisha thirrje ndërkombëtarëve: Të hetohet ‘Dosja’ e Ramës, do zbulojnë rrjetin më monstruoz të trafikantëve të drogës

Berisha thirrje ndërkombëtarëve: Të hetohet

Kreu i PD, Sali Berisha u ka bërë thirrje institucioneve ndërkombëtare të nisin hetimet për “Dosjen Shqiptare”, Rama ka planifikuar 523 projekte hotele e resorte luksoze.

Nga selia blu, Berisha kërkoi që Interpol, Europol dhe Eurojust të hetojnë projektet pas së cilave, sipas tij, mund të zbulohet rrjeti më i madh i trafikantëve të drigës.

“Në rrafshin ndërkombëtar i bëj thirrje Eurojust, i bëj thirrje Interpolit, i bëj thirrje Europolit të vendosë nën hetim pa përjashtim të gjithia kompanitë e listuara në librin ‘Dosja’ të Edi Ramës. Të hetojë transaksionet e bëra drejt tyre për këtë projekte, duke mbetur i bindur se transparenca është jetike për cilindo.

Nuk mund të mos kërkoj hetimin nga Interpoli, Europoli, Eurojust për pagesat e bëra për secilën për këto studio për projektet e tyre. Sepse në këtë mënyrë mund të zbulohet rrjeti më monstruoz në Evropë dhe në botë i trafikantëve të drogës. Imagjinoni, 523 projekte të 80 studiove arkitekturore më të mira në Evropë dhe në botë, të implikuara në Dosjen e Edi Ramës. Ky është një skandal sa ndërkombëtar, aq edhe ndërkombëtar”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit