Flash News

E-TJERA

Rëmbimi dhe vrasja e Eglant Koçit, gazetari: Autori ka ndryshuar pamjen

Rëmbimi dhe vrasja e Eglant Koçit, gazetari: Autori ka ndryshuar

Armand Shakaj, i dyshuar për vrasjen e Eglant Koçi dhe fshehjen e trupit në majën e Korrës, vijon të jetë në arrati, ndërsa policia dyshon se ai fshihet brenda territorit shqiptar.

Sipas gazetarit Igli Çelmeta, autoritetet kanë informacione se Shakaj nuk ka dalë jashtë Shqipërisë dhe se është parë në zona të ndryshme të vendit, kryesisht në Tiranë dhe Elbasan.

Sipas Çelmetës, ka informacione që Shakaj ka ndryshuar pamje dhe veshje për të mos u njohur.

“Ky person rezulton që nuk ka dalë jashtë territorit shqiptar pasi policia ka informacione se fshihet brenda territorit shqiptar.

Madje deri në ditën e gjetjes së trupit të Eglant Koçit kishte informacione se ai fshihej në Tiranë, Elbasan, në fshatrat e Tiranës. Policisë pas disa ditësh i ka shkuar një informacion që Armand Shakaj ishte parë në zonën e Rrugës së Kosovarëve, të lëvizte i maskuar.

Dyshohet se ka prerë tërësisht flokët, mjekrën, ka ndryshuar ‘look’ dhe veshje tërësisht, për të mos u njohur. Policia ka dyshime që ai ndihmohet nga miq, shokë, të afërm të tij. Falë aktiviteteve të paligjshme që ka kryer më parë, ka edhe mundësi të fshihet.

Pasi policia mori informacionin që kishte lëvizur në Rrugën e Kosovarëve, u vërtetua nga kamerat e sigurisë dhe ishte e vërtetë”,- tha Çelmeta në A2 CNN.

Të fundit