Flash News

E-TJERA

Ndryshime në Policinë e Shkodrës, ja kush emërohet drejtor i ri

Ndryshime në Policinë e Shkodrës, ja kush emërohet drejtor i

Drejtori i Policisë Vendore të Shkodrës, Gentian Berberi, pritet të largohet nga detyra pas rreth 11 muajsh në krye të këtij institucioni.

Ne vend të tij pritet të emërohet Dashamir Spaho, i cili më herët ka mbajtur postin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Shkodrës.

Lëvizja vjen në një kohë kur në strukturat e Policisë së Shkodrës ka pasur ndryshime të tjera, ku pak kohë më parë u pezullua nga detyra shefi i Komisariatit të Shkodrës, Bekim Lika, pas zbulimit të një parcele me kanabis në zonën e Velipojës.

Berberi, i cili më parë ka drejtuar Policinë e Kukësit, mori drejtimin e Policisë së Shkodrës rreth 11 muaj më parë, pas largimit të Fatmir Lleshit, në periudhën e aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth.

Ndërkohë, Dashamir Spaho vjen nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe rikthehet në Shkodër, kësaj radhe në postin e drejtorit të Policisë Vendore.

Të fundit