Flash News
Aksident në Fushë Krujë–Laç, humb jetën drejtuesi i motoçikletës, shoferi i “Benz”-it shoqërohet në polici
“Albania is not for sale”, muret e Kryeministrisë ‘vishen’ me mesazhet e protestuesve
Video/ Braktisi PS-në, Marjana Koçeku i bashkohet protestës kundër Ramës
“Ne jemi ata që sakrifikuam për familjet… që ju i harruat”, mesazhi i fortë i diasporës nga protesta
Diaspora shqiptare i bashkohet marshimit, sot pritet protesta më e madhe kundër Ramës
Kina zgjeron praninë diplomatike në Tiranë mes ambicieve të saj globale

Një kompleks i ri rezidencial i ndërtuar nga Republika Popullore e Kinës në kryeqytetin shqiptar po afron drejt përfundimit, duke sinjalizuar atë që ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare e konsiderojnë një zgjerim simbolik dhe praktik të pranisë kineze në Shqipëri.
Projekti, i vendosur në rrugën “Sali Butka” në Tiranë, përfshin një godinë tetëkatëshe dhe objekte ndihmëse të rrethuara me masa të forta sigurie. Sipas lejes së ndërtimit të miratuar nga Bashkia e Tiranës në fund të vitit 2023, kompleksi pritet të shërbejë për akomodimin e diplomatëve dhe stafit të ambasadës kineze.
Ambasada kineze nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN lidhur me arsyet dhe funksionin e projektit.
Për banorët e zonës, ndërtimi përfaqëson kryesisht një transformim urban të një hapësire të lënë pas dore prej vitesh. Disa prej tyre thonë se investimi ka sjellë më shumë aktivitet ekonomik dhe përmirësim të infrastrukturës, ndërsa të tjerë shprehin shqetësime për ndikimin që masat e sigurisë mund të kenë në jetën e përditshme.
“Këtu më parë ishte bosh dhe e pashfrytëzuar. Tani zona duket më e zhvilluar dhe ka më shumë lëvizje,” tha administratorja e një biznesi pranë kompleksit.
Megjithatë, ekspertët argumentojnë se rëndësia e projektit shkon përtej ndikimit lokal.
Blerjana Bino, drejtuese e Qendrës për Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV), tha se ndërtimi i rezidencave diplomatike është praktikë normale, por në rastin e Kinës duhet parë në kontekstin e strategjisë më të gjerë të Pekinit për të zgjeruar praninë e tij ndërkombëtare.
Ajo thekson se Kina nuk vepron vetëm përmes investimeve apo marrëdhënieve zyrtare diplomatike, por edhe përmes diplomacisë publike, shkëmbimeve kulturore e akademike, medias dhe narrativave që synojnë të projektojnë një imazh pozitiv të Kinës si partnere zhvillimi, fuqi globale e qëndrueshme dhe model efikas qeverisjeje.
“Në këtë kuptim, rezidenca nuk duhet parë e shkëputur nga zhvillimet e fundit në politikën e jashtme kineze,” tha Bino.
“Kina po përpiqet të pozicionohet si aktor qendror në çështje të zhvillimit, sigurisë, teknologjisë, inteligjencës artificiale, hapësirës kibernetike dhe qeverisjes globale,” shtoi ajo.
Ajo e vlerëson praninë diplomatike fizike në vende të vogla si Shqipëria si pjesë të një pranie më të gjerë politike, simbolike dhe narrative.
Sipas Binos, kjo ka të bëjë me ndikimin gradual: me mënyrën se si prania diplomatike, kulturore, mediatike dhe akademike mund të kontribuojë në ndërtimin e perceptimeve pozitive për Kinën dhe modelin e saj.
“Nevojitet debat publik i informuar, transparencë institucionale dhe aftësi për të vlerësuar ndikimin e aktorëve të huaj jo vetëm në ekonomi apo diplomaci, por edhe në hapësirën informative dhe demokratike të vendit,” sugjeron Bino.
Kina dhe Shqipëria ndajnë një histori të veçantë marrëdhëniesh, që arritën kulmin gjatë viteve 1960 dhe 1970, kur Tirana u shndërrua në aleatin më të afërt të Pekinit në Europë pas prishjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik. Në atë periudhë, Shqipëria mbështeti aktivisht interesat diplomatike të Kinës në arenën ndërkombëtare, përfshirë përpjekjet për përfaqësimin e saj në Kombet e Bashkuara.
Megjithatë, afrimi i Kinës me Shtetet e Bashkuara pas vizitës historike të presidentit amerikan Richard Nixon në Pekin në vitin 1972 shkaktoi tensione me regjimin komunist të Enver Hoxhës. Marrëdhëniet mes dy vendeve u përkeqësuan gradualisht deri në ndërprerjen e ndihmës ekonomike dhe politike kineze në vitin 1978.
Pas rënies së komunizmit, Tirana dhe Pekini rivendosën marrëdhëniet dhe zgjeruan bashkëpunimin ekonomik. Gjatë tre dekadave të fundit, Kina është kthyer në një nga partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë, me investime dhe interesa në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.
Studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, vlerëson se projekti reflekton më shumë interesin e Kinës për të ruajtur dhe zgjeruar hapësirën e saj të ndikimit sesa ndonjë ndryshim të menjëhershëm në marrëdhëniet dypalëshe.
Krisafi vë në dukje se ndikimi i Kinës në Shqipëri është zbehur gjatë viteve të fundit, pavarësisht interesit të vazhdueshëm të Pekinit për të thelluar bashkëpunimin dypalësh.
Sipas tij, Tirana ka ndjekur një qasje të kujdesshme ndaj Kinës, duke ruajtur marrëdhënie korrekte diplomatike dhe ekonomike, por pa zhvilluar lidhje të ngushta strategjike për shkak të orientimit të saj euroatlantik.
Ai theksoi se zgjerimi i pranisë fizike të Kinës në vend, përmes investimeve në infrastrukturë diplomatike, nuk pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në marrëdhëniet dypalëshe për sa kohë që qeveria shqiptare vijon të mbajë të njëjtën linjë politike.
“Tregon dëshirën e Kinës për më shumë bashkëpunim, sidomos ekonomik,” tha studiuesi.
“Vjen edhe si pasojë e shtimit të pranisë së aktorëve nga Lindja e Mesme, si Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari në Shqipëri, gjë që mund ta bëjë Kinën të humbasë edhe më shumë terren,” përfundoi Krisafi. Reporter.al
Të fundit
Po lahej në det, mbytet një 11-vjeçar në plazhin e Durrësit
21 Qershor 2026, 12:09
Denoncon kampioni i Ballkanit në atletikë: Më hoqën nga puna vetëm se mora pjesë në protestë
21 Qershor 2026, 10:50
Dikur e quante Ramën 'Zeus', zv-ministrja sulmon ish-socialistin që mori pjesë në protestë
21 Qershor 2026, 10:10
Temperaturat shkojnë deri në 33 gradë, njihuni me parashikimin e motit
21 Qershor 2026, 09:53
Kina zgjeron praninë diplomatike në Tiranë mes ambicieve të saj globale
21 Qershor 2026, 09:36
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s viziton SHBA-në javën e ardhshme
21 Qershor 2026, 08:42
Kush është Dr. Suzanne Huurman, gruaja që po bën historinë në Kampionatin Botëror
21 Qershor 2026, 08:20
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
21 Qershor 2026, 08:00
Marjana Koçeku në protestën kundër Ramës, ç’deklaroi deputetja para kamerave
20 Qershor 2026, 22:00
Holanda e pamëshirshme, shkatërron 5-1 Suedinë
20 Qershor 2026, 21:41
Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin
20 Qershor 2026, 21:25
“Albania is not for sale”, muret e Kryeministrisë ‘vishen’ me mesazhet e protestuesve
20 Qershor 2026, 21:10
Pamje me dron: ‘Lum’ njerëzish para Kryeministrisë, pjesëmarrje rekord qytetarësh
20 Qershor 2026, 20:54
Dita e 21-të e protestës kundër Ramës, flamuri kuq e zi shpaloset te Piramida
20 Qershor 2026, 20:35
Video/ Braktisi PS-në, Marjana Koçeku i bashkohet protestës kundër Ramës
20 Qershor 2026, 20:19
Pse çiftet shqiptare po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë?
20 Qershor 2026, 20:07
Protestuesja-Ramës: Pika e parë e kontratës është mos jesh ti
20 Qershor 2026, 19:20
Fotolajm/ Tirana 'vishet' kuq e zi, shqiptarët e diasporës marshojnë në rrugët e kryeqytetit
20 Qershor 2026, 18:55
“Zemra në Shqipëri”, shqiptarët e New York-ut protestojnë kundër Ramës
20 Qershor 2026, 18:42
Autokolona e diasporës parakalon poshtë zyrës së Ramës
20 Qershor 2026, 18:25
Rriten tensionet, Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit
20 Qershor 2026, 18:06
A ndikojnë syzet e diellit te hormonet? Ekspertët shpjegojnë çfarë thotë shkenca
20 Qershor 2026, 17:42
Diaspora shqiptare i bashkohet marshimit, sot pritet protesta më e madhe kundër Ramës
20 Qershor 2026, 17:28
Mbi 30 orë rrugë nga Gjermania për protestën, flet i riu: Nuk dua që të rinjtë të ikin si ne
20 Qershor 2026, 17:13
Valë e fortë të nxehti në fundjavë, temperaturat arrijnë deri në 39°C
20 Qershor 2026, 16:53
Zvicra pohon se po vazhdojnë bisedimet Iran-SHBA
20 Qershor 2026, 16:11
Autokolona e diasporës mbërrin në Tiranë, qindra makina hyjnë në kryeqytet
20 Qershor 2026, 15:49
Bardhi i përgjigjet Ramës për “Aruban”: Nuk është algoritëm, por dosje hetimore e SPAK
20 Qershor 2026, 15:25
U ndje keq gjatë konferencës, ish-ylli i Real Madridit pëson arrest kardiak
20 Qershor 2026, 15:04
Zjarr në Karaburun, tymi pushton vijën bregdetare
20 Qershor 2026, 14:54
Emigrantët i bashkohen protestës, autokolona kilometrike përshkon Shqipërinë
20 Qershor 2026, 14:42
Dëshmia e shoferit të Ballukut: Vila në “White Rocks” ishte e “shefes”
20 Qershor 2026, 14:20
Malësi e Madhe/ Asgjësohen 306 bimë narkotike, arrestohen dy persona
20 Qershor 2026, 13:43
7 zakone të përditshme që po dëmtojnë shëndetin e trurit tuaj
20 Qershor 2026, 13:23
Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma
20 Qershor 2026, 12:40
Largimi i Koçekut nga PS, Rama e ‘thumbon’: Filloi të gjuajë me këpucët e blera majë kalit
20 Qershor 2026, 12:27
Protesta e 21-të për largimin e Ramës, sot diaspora "zbarkon" në Tiranë
20 Qershor 2026, 11:44
Pas paralajmërimit të banorëve, hiqet gardhi rrethues i Kakomesë
20 Qershor 2026, 11:19
Pastrimi i parave, Tabaku: Po shkatërrojnë shtresën e mesme
20 Qershor 2026, 11:00
Shpërndante kokainë në zona të ndryshme të Tiranës
20 Qershor 2026, 10:46
Këmbimi valutor 20 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
20 Qershor 2026, 10:22
Protestat kundër Ramës, një grup eurodeputetësh vijnë me urgjencë në Shqipëri
20 Qershor 2026, 10:01
Aksident në aksin Levan-Vlorë, rëndohet trafiku në autostradë
20 Qershor 2026, 09:38
PS mbledh sot Grupin Parlamentar
20 Qershor 2026, 09:17
Shqipëria pritet të humbasë 43% të grupmoshës 15-24 vjeç deri në 2050, e katërta në botë
20 Qershor 2026, 08:45
Fundjava me diell përvëlues, ja sa do të shkojnë temperaturat
20 Qershor 2026, 08:25
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
20 Qershor 2026, 08:01
Përgjimet e Erion Isait/ Si u vodhën milionat e bashkisë së Ersekës
19 Qershor 2026, 21:26
Portugalia kërkon pasuesin e Martínezit, Mourinho del nga gara
19 Qershor 2026, 21:07
Shqipëria ka çmimin më të lartë të paketës bazë të internetit celular në Rajon
19 Qershor 2026, 20:48
Pse njerëzit që pëlqejnë vetminë janë shpesh më të vetëdijshëm dhe emocionalisht të fortë
19 Qershor 2026, 20:28
Gjendet i pajetë 62-vjeçari në liqenin e Viroit
19 Qershor 2026, 20:03
“Rama jep dorëheqjen”, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë
19 Qershor 2026, 19:44
Zvicra konfirmon shtyrjen e bisedimeve SHBA-Iran
19 Qershor 2026, 19:35
Pse të thuash gjithmon "PO" në punë mund të të kthehet në kurth
19 Qershor 2026, 18:48
Aksident fatal në Fier–Lushnje, humb jetën një 35-vjeçari
19 Qershor 2026, 18:31
Tragjedia me dy të miturat në Tale, plazhi pa roje sigurie
19 Qershor 2026, 17:57
Aksident në superstradën Lezhë–Milot, 3 të plagosur
19 Qershor 2026, 17:20
A po e forcon ndryshimi i klimës fenomenin El Niño?
19 Qershor 2026, 16:59
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
19 Qershor 2026, 16:45
PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën për 5 kërkesat e protestuesve
19 Qershor 2026, 16:28
Sa e përgatitur është ekonomia shqiptare për tregun europian?
19 Qershor 2026, 15:55
Sherr në zonën e Ali Demit, një i plagosur me thikë
19 Qershor 2026, 15:35
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli i Posaçëm lë në arrest shtëpie Ilir Selmanin
19 Qershor 2026, 15:20
Po laheshin në det, mbyten dy fëmijë në plazhin e Tales
19 Qershor 2026, 15:05
Botërori 2026 “skuqet” herët, kartonët e kuq drejt rekordit historik
19 Qershor 2026, 14:46
Publikohen rezultatet e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për Maturën 2026
19 Qershor 2026, 14:30
"Rama u tërbua", Berisha: Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno
19 Qershor 2026, 12:59
Dy fjalë për mburravecin deputet
19 Qershor 2026, 12:15
Meksika mund Korenë e Jugut, kalon në fazën eliminatore të Kupës së Botës
19 Qershor 2026, 10:57
I morën pasurinë një biznesmeni, lihen në burg tre ish-funksionarë në Elbasan
19 Qershor 2026, 10:36
Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës
19 Qershor 2026, 10:17