Flash News

E-TJERA

Nga diplomat te vërtetimet gjyqësore, zbulohet një laborator për falsifikim dokumentesh, 3 të arrestuar në Tiranë

Nga diplomat te vërtetimet gjyqësore, zbulohet një laborator

Një laborator i mirëorganizuar për falsifikimin e dokumenteve është zbuluar në kuadër të operacionit policor “Gjeneralitetet” në Tiranë, duke çuar në arrestimin e tre personave dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme materialesh të dyshuara si të falsifikuara.

Hetimet e zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë zbuluar një skemë të dyshuar ku prodhoheshin dhe shpërndaheshin diploma, vërtetime gjyqësore dhe dokumente të tjera zyrtare kundrejt pagesave që varionin nga 3 mijë deri në 5 mijë euro.

Sipas autoriteteve, ambienti ishte përshtatur posaçërisht për këtë veprimtari, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Gjeneralitetet”, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në drejtimin e Prokurorisë.

Zbulohet një laborator për falsifikim të dokumenteve, kundrejt shumave 3000-5000 euro.

Sekuestrohen 46 dokumente (shkollore, gjyqësore, certifikimi dhe aplikimesh) të dyshuara të falsifikuara, 2 vula të dyshuara false, 6 celularë dhe 3 kompjuterë.

Arrestohen 3 shtetas: babë e bir që kishin vënë banesën, në dispozicion të kësaj veprimtarie kriminale, dhe bashkëpunëtori i tyre.

Si rezultat i një pune të mirorganizuar hetimore dhe operacionale, kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimit e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të disa shtetasve, të dyshuar të përfshirë në mënyrë të organizuar, në falsifikim të dokumenteve, në një ambient të përshtatur për këtë qëllim, është finalizuar operacioni i koduar “Gjeneralitetet”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit H. M., 53 vjeç dhe S. M., 24 vjeç, babë e bir, dhe shtetasi E. V., 37 vjeç.

Gjatë kontrolleve rezultoi se të arrestuarit kishin përshtatur banesën e shtetasve H. M. dhe S. M., në fshatin Rrushkull, Durrës, për falsifikim të dokumenteve si: diploma, dokumente shkollore të tjera, certifikata, vërtetime gjyqësore dhe dokumente për aplikime në institucione të ndryshme. Në këtë ambient u gjetën 2 vula false, 6 celularë dhe 3 kompjuterë, që dyshohet se i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale, si dhe dhjetëra dokumente të dyshuara false.

Hetimi vijon për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar me të arrestuarit, për këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit