Flash News

SPORT

Brazili pa Neymar në ndeshjen e dytë të Botërorit, vendoset pushim për sulmuesin

Brazili pa Neymar në ndeshjen e dytë të Botërorit, vendoset

Kombëtarja e Brazilit do të vazhdojë pa Neymar edhe në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Botërorin e zhvilluar në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Sulmuesi i Santos nuk është përfshirë në listën e skuadrës për sfidën ndaj Haitit, e cila luhet natën e së premtes, pasi stafi teknik ka vendosur ta lërë jashtë për arsye rikuperimi.

Sipas burimeve pranë ekipit, trajneri Carlo Ancelotti dhe stafi i tij kanë zgjedhur të mos rrezikojnë me 34-vjeçarin, i cili sapo është bashkuar me skuadrën dhe po punon për të arritur formën optimale.

Neymar po qëndron në bazën stërvitore të Brazilit në New Jersey, ku po vijon programin e rikuperimit dhe përgatitjes fizike. Ende nuk ka një datë të saktë për rikthimin e tij në fushë, ndërsa synimi është që ai të jetë plotësisht gati për ndeshjet vendimtare të turneut.

Të fundit