Flash News

E-TJERA

Hoxha: Në vitin e zgjedhjeve lokale u këmbyen 12 miliardë euro të lidhura me trafikun e drogës

Hoxha: Në vitin e zgjedhjeve lokale u këmbyen 12 miliardë euro

Gazetari Artan Hoxha ka ngritur akuza të forta lidhur me qarkullimin e parasë informale në Shqipëri, duke deklaruar se vetëm gjatë vitit 2023, kur u mbajtën zgjedhjet vendore, në pikat e këmbimit valutor janë shkëmbyer rreth 12 miliardë euro jashtë sistemit bankar.

Në emisionin “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, Hoxha tha se ky fluks i madh parash ka ndikuar drejtpërdrejt në zhvlerësimin e euros në tregun shqiptar, duke argumentuar se institucionet financiare nuk kanë mundur të neutralizojnë efektet e kësaj sasie të madhe valutore që ka hyrë në qarkullim.

"Dhe unë po them vetëm në vitin 2023, se do t'ia lë radhën të tjerëve, vetëm në vitin 2023, (vitin e zgjedhjeve për bashkitë në Shqipëri), jashtë sistemit bankar, në pikat e këmbimit valutor në Shqipëri, janë këmbyer 12 miliardë euro. E kupton? Sado që mundohet Banka Qendrore të blejë në treg e të ndërhyjë në treg, pse euro është atje ku është. 12 miliardë në të gjithë pikat e këmbimit valutor që ka Shqipëria", tha Hoxha.

Të fundit