Flash News

E-TJERA

Denoncoi se u kërcënua me jetë, Bajrat kallëzojnë në SPAK Marjana Koçekun

Denoncoi se u kërcënua me jetë, Bajrat kallëzojnë

Një ditë padi deputetja Marjana Koçeku denoncoi se ishte kërcënuar me jetë, Bajrat kanë depozituar në Prokurorinë e Posaçme një kallëzim për Koçekun.

Familja e Bajrave kërkojnë hetim për deklaratat e deputetes.

“I kërkoj Prokurorisë: Të regjistrojë këtë kallëzim dhe të fillojë procedimin penal; Të hetojë vërtetësinë e deklaratave dhe përgjegjësinë penale të deputetes Marjana Koçeku si dhe arsyet se përse ajo e ka bërë një deklaratë të tillë dhe cilët persona e kanë shtyrë; Të sigurojë dhe ruajë menjëherë postimin origjinal në rrjete sociale dhe të dhënat e tij teknike, përpara fshirjes; Të administrojë provat e sipërpërmendura dhe të më njoftojë për veprimet e kryera, sipas të drejtave të kallëzuesit”, thuhet ndër të tjera në kallëzim.

Familja deklaron në kallëzim se nuk ekziston një pretendim i tillë duke hedhur poshtë akuzën e Koçekut.

“Sipas pretendimit të kallëzuesit: nuk ekziston asnjë provë që familja Bajri ka kërcënuar deputeten ose familjen e saj; nuk ekziston asnjë procedim penal, vendim gjykate apo akt zyrtar që mbështet një pretendim të tillë; disa prej personave që identifikohen publikisht me familjen Bajri ndodhen të privuar nga liria dhe nuk kanë pasur mundësi faktike të kryejnë veprimet e nënkuptuara”, thuhet në kallëzim.

Të fundit