Flash News

E-TJERA

Pamje nga takimet në Aruba/ Biseda për kokainë, investime në resorte në Shqipëri

Janë publikuar për herë të parë foto nga takimi në Aruba, ku autoritetet belge, spanjolle dhe holandeze kanë survejuar grupet kriminale shqiptare të dyshuara për narkotrafik dhe pastrim parash.

Në materialet e lexuara nga WebLajm.com janë edhe politikanët dhe zyrtarët shqiptarë, të cilët kanë ndihmuar grupet kriminale të heqin nga zonat e mbrojtura, zonat e gjelbra dhe të marrin leje ndërtimi edhe në hapësira ku ligjërisht ndërtimi nuk lejohej.

Hetimet vijojnë, ndërsa SPAK pritet që brenda pak ditësh të marrë në pyetje zyrtarët publikë të dyshuar si pjesë e këtij takimi e, po ashtu, të verifikojë procedurat ligjore të ndjekura për dhënien e lejeve të ndërtimit në qytetet Himarë, Dhërmi, Palasë, Tiranë, Vlorë, Durrës, Qerret, Elbasan etj.

 

Të fundit