Flash News

E-TJERA

Alimehmeti: Dorëheqja e Ramës do t’i hapte rrugë një qeverie kalimtare

Alimehmeti: Dorëheqja e Ramës do t’i hapte rrugë një

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka shprehur mbështetjen e tij për kërkesat e protestuesve, duke theksuar se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama mbetet objektivi kryesor i tyre.

I ftuar në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Alimehmeti deklaroi se largimi i Ramës nga detyra do të krijonte mundësinë për ngritjen e një qeverie kalimtare, e cila do të kishte si mision organizimin e zgjedhjeve të reja.

Sipas tij, një skenar i tillë do të garantonte një proces më të hapur politik, duke u dhënë mundësi edhe forcave të reja politike të konkurrojnë në zgjedhje.

“Kërkesat që protestuesit kanë i kanë shumë të qarta dhe unë i mbështes. Dorëheqja e Edi Ramës është kërkesa e parë, plus katër ligjet. Dorëheqja do ta mbyllte, se do të thoshte se u arritën rezultatet. Qeveria e përkohshme, kalimtare, kujdestare, tranzitore, teknike, që do ta çonte vendin në zgjedhje të tjera dhe do t’i jepte mundësinë edhe një partie të re që të paraqitej në zgjedhje, ky është një nga skenarët. Sa janë përqindjet që kjo të ndodhë? Patjetër që janë të ulëta. Që të japësh dorëheqjen në radhë të parë duhet të jesh burrë, e kam thënë këtë edhe për z.Veliaj. Duhet të kesh një farë burrënie”, tha Alimehmeti.

Të fundit