Flash News

SPORT

Dështimet më të mëdha në historinë e Kupës së Botës, Curaçao i shtohet listës

Dështimet më të mëdha në historinë e Kupës

Fitorja spektakolare 7-1 e Gjermanisë ndaj Kuraçaos në Kupën e Botës 2026 nuk solli vetëm tri pikë për “Panzerat”, por e futi këtë ndeshje edhe në listën e rezultateve më të thella në historinë e turneut.

Kuraçao u bë ekipi më i fundit që pësoi një humbje me gjashtë gola diferencë ose më shumë, duke iu bashkuar një liste jo fort të dëshirueshme në historinë e kompeticionit.

Megjithatë, rekordi absolut vazhdon t’i përkasë Hungarisë, e cila në Botërorin e vitit 1982 mposhti El Salvadorin me rezultatin e pabesueshëm 10-1, fitorja më e thellë e regjistruar ndonjëherë në një Kupë Bote.

Mes rezultateve më të bujshme mbetet edhe triumfi 7-1 i Gjermanisë ndaj Brazilit në gjysmëfinalen e Botërorit 2014, një nga ndeshjet më tronditëse në historinë e futbollit, si dhe fitoret 8-0 të Gjermanisë ndaj Arabisë Saudite në vitin 2002 dhe të Spanjës ndaj Kosta Rikës në vitin 2022.

Deri më sot, në historinë e Kupës së Botës janë regjistruar 20 ndeshje që kanë përfunduar me të paktën gjashtë gola diferencë, ndërsa vetëm gjashtë prej tyre kanë ndodhur në shekullin XXI. Rezultati i Gjermanisë ndaj Kuraçaos është tashmë pjesë e kësaj liste, duke konfirmuar forcën e katër herë kampionëve të botës në nisjen e aventurës së tyre në Botërorin 2026.

Të fundit