Flash News

E-TJERA

Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima

Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Mirditën mëngjesin e sotëm.

Policia njofton se një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor që të çon drejt Spaçit. Viktima është identifikuar si shtetasi Valter Lleshi 45 vjeç.

Mësohet se ai u gjet i pajetë brenda makinës tip “Toytota”, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

"Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:10, në fshatin Shkorret, Mirditë, në aksin rrugor Reps–Spaç, është gjetur në automjet, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi V. Ll., rreth 45 vjeç.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin dhe administrimin e çdo prove që do t'i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve". thuhet në njoftimin e policisë. 

Të fundit