Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Fermeri shqiptar i braktisur, marrëveshjet e Ballkanit të Hapur dëmtojnë prodhimin tonë

Berisha: Fermeri shqiptar i braktisur, marrëveshjet e Ballkanit të

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë një takimi me fermerët në Cërrik në kuadër të platformës “Made in Albania, Zgjidhje për fermerin”, akuzoi qeverinë për politikat ndaj bujqësisë dhe subvencioneve.

Ai solli si shembull krizën e çmimit të naftës gjatë luftës SHBA–Iran, duke argumentuar se shumë vende europiane rritën mbështetjen për fermerët, ndërsa sipas tij në Shqipëri u hoq subvencioni i naftës dhe u ndoq një politikë që ka dëmtuar prodhimin vendas dhe ka lënë fermerët të pambrojtur përballë konkurrencës së rajonit.

Berisha: Tani a mund t'i shtrojmë pyetjen vetes ne këtu? A nuk pati një krizë në çmimin e naftës gjatë luftës, Shtetet e Bashkuara me Iranin? Kudo ndikoi ajo.
Dhe në çdo vend qeveritë ndihmën e parë tek fermerët, absolutisht në çdo vend. Gjermania dyfishoi subvencionin për naftën. Po çdo vend tjetër.
Kurse ky në mënyrë më të pacipë, më cinike, deklaroi do ta heqim thatë. Si mund ta heqësh ti atë? Dhe mashtronte. I thoshte gazetarëve se në Europë tani nuk përdoret më kjo. Në një kohë kur nuk ka vend në Europë, ia thashë në atë kohë, gjej një vend të vetëm që nuk subvencionon naftën e fermerëve.
Jo e subvencionon, por nga kriza në Gjirin Persik pati vende që e dyfishuan subvencionin, kurse ky e hoqi subvencionin.
Për t'jua bërë ju të pamundur, të punoni tokën dhe të ikni. Çfarë do të thotë kjo? Pse mashtron në këtë mënyrë? Pra, Ballkani i Hapur. Çfarë ishte Ballkani i Hapur?
Ishte një akt armiqësor ndaj jush. Sepse hapi dyert në të katër anët për vërshimin e prodhimeve bujqësore të shumadijes të Serbisë, vend i cili subvencionin ndaj fermerëve jo tani, por dhe 40 vite më parë e ka patur 8 herë më të madh se ç'e keni ju sot. 8 herë më të madh. Po!
Ata kanë nga sistemet e vaditjes më moderne në Europë. E ka dhe Kosova atë sistem të trashëguar, e të tjerë e të tjerë. Dhe tani hapin thotë doganat, të vijë kamioni, se vonohet kamioni. E çfarë ndodhi?
Therje masive e lopëve, e të imtave, qumështi pluhur vërshoi dhe ju mbeten prodhimet, ju mbetet gjithçka tjetër vetëm të vuani. Ndaj dhe ne e konsiderojmë jetike mbështetjen tuaj.
Çfarë investimesh janë bërë në Shqipërinë rurale? Pothuajse zero. Në zonat bujqësore, në fshatra, i ndërpreu. Në një kohë kur ato ishin zonat me nevoja absolute më të mëdha.
Pra, fermeri shqiptar sot është fermer i braktisur, është fermer i dekurajuar, është fermer i dënuar nga prodhimet që vijnë pas hapjes së kufijve në Ballkanin e Hapur.
Sot jam këtu për t'ju zotuar se një nga aktet e para, anulimi përfundimtar i çdo akti të Ballkanit të Hapur. Po!
Dhe megjithëse Bashkimi Europian ju dha ultimatum, e kishin në mendje, në qoftë se u kujtohet, kishin lënë një ritakim thoshte në Durrës, me këtë, me Vuçiçin dhe atë të kryeministrin e tjetër. Ne dolëm, ne organizuam një protestë në bulevard në atë kohë.
Por i erdhi ultimatumi nga Bashkimi Europian që po u mblodhët më, çfarë ishte ajo?
Megjithatë nisma është bllokuar, por marrëveshjet vazhdojnë. Nuk janë bllokuar marrëveshjet, të cilat, të cilat dëmtojnë palcërisht prodhimin tonë.

Të fundit