Flash News

E-TJERA

Goditet trafiku i drogës dhe pastrimi i parave, SPAK dhe policia ekzekutojnë disa masa sigurie

Goditet trafiku i drogës dhe pastrimi i parave, SPAK dhe policia

Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po zhvillon këtë të premte një operacion për ekzekutimin e disa masave të sigurisë ndaj personave të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, personat nën hetim dyshohet se kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, i përfshirë në aktivitete të paligjshme me vlera të konsiderueshme financiare.

“SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po zhvillon sot një operacion për ekzekutimin e masave të sigurimit ndaj disa personave, të dyshuar për veprat penale trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash në vlera të mëdha, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Detaje më të hollësishme do të njoftohen pas përfundimit të operacionit”, njofton SPAK.

Të fundit