Flash News

E-TJERA

Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut

Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë

Botërori 2026 ka nisur në mënyrë spektakolare, por jo vetëm për golat. Sfida mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut u shndërrua në një nga ndeshjet më të tensionuara të viteve të fundit, me arbitrin që nxori plot tre kartonë të kuq, një rekord për ndeshjen e parë të një Kupe Bote.

Meksika, një nga vendet organizatore të turneut, triumfoi 2-0 falë golave të Julian Quiñones dhe Raúl Jiménez, duke siguruar tre pikët e para në Grupin A.

Megjithatë, vëmendjen kryesore e morën përjashtimet. Afrika e Jugut mbeti me nëntë lojtarë pas kartonëve të kuq për Sphephelo Sithole dhe Themba Zwane, ndërsa në minutat shtesë me të kuq u ndëshkua edhe kapiteni i Meksikës, César Montes.

Të fundit