Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata! Ishte një ndalim hyrje në SHBA

Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata! Ishte një ndalim hyrje

Pas lajmit për heqjen e sanksionit ‘non-grata’ nga SHBA-të, kreu i PD Sali Berisha foli jashtë Kuvendit për mediat, ku deklaroi se nuk ka qenë asnjëherë ‘non-grata’.

Kreu i demokratëve tha se ka qenë një sanksion në vizë, një ndalim-hyrje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai konfirmoi se ka pasur një komunikim zyrtar me përfaqësuesit amerikanë.

“U ktheva! Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje. Kam pasur komunikim zyrtar. Çdo shqiptari unë i thashë në parlamentin e Shqipërisë, u ktheva. Përderisa jam këtu, unë kam pasur komunikim zyrtar. E gjitha çfarë mund t’u them: unë u ktheva. Sali Berisha nuk ka qenë kurrë non-grata. Të jeni të sigurtë. Nëse do tani, po të them, Sali Berisha nuk ka qenë kurrë non-grata. Ka pasur një sanksion, vizën”, deklaroi Berisha.

Të fundit