Flash News

E-TJERA

Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin

Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh

Në Gjykatën e Lartë është hedhur shorti për shqyrtimin e kërkesës së ish-zv.kryeministres Belinda Balluku për shuarjen e masës së pezullimit nga detyra. Relator i çështjes është caktuar gjyqtari Ilir Panda.

Dosja do të shqyrtohet në dhomë këshillimi, ndërsa ende nuk është përcaktuar data e seancës.

Balluku iu drejtua Gjykatës së Lartë pasi kërkesa e saj për heqjen e masës së sigurisë “pezullim nga detyra” u rrëzua më herët nga Gjykata e Posaçme dhe Apeli i Posaçëm.

Ndërkohë, paralelisht me këtë proces, SPAK ka zgjeruar hetimet ndaj saj. Përveç akuzave që lidhen me shkelje në procedurat e tenderimit, ish-zyrtarja po hetohet edhe për korrupsion dhe pastrim parash.

Të fundit