E-TJERA

Detaje nga aksidenti tragjik në bypass-in e Vlorës: Viktimë një 35-vjeçar, tre të huaj mbetën të plagosur

Detaje nga aksidenti tragjik në bypass-in e Vlorës: Viktimë

Policia ka dhënë detaje nga aksidenti tragjik në bypass-in e Vlorës, ku humbi jetën një 35-vjeçar dhe u plagosën tre të tjerë.

Të plagosurit janë tre pasagjerë, shtetas të huaj, të cilët janë transportuar në spital.

Ndërkohë, 2 drejtuesit e automjeteve, shtetasit V. R. dhe A. M., janë shoqëruar në Komisariat.

“Rreth orës 07:00, në aksin rrugor “Vlorë-Orikum”, në Radhimë, automjeti me drejtues shtetasin V. R., 32 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. K., rreth 35 vjeç dhe me automjetin me drejtues shtetasin A. M., 31 vjeç. Pas përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi F. K.  Gjithashtu, janë dëmtuar 3 pasagjerë (shtetas të huaj) në automjetin me drejtues shtetasin A. M., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

2 drejtuesit e automjeteve, shtetasit V. R. dhe A. M., janë shoqëruar në Komisariat, për veprime procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit