Flash News

E-TJERA

Protesta për dorëheqjen e Ramës shtrihet edhe në Torino

Protesta për dorëheqjen e Ramës shtrihet edhe në Torino

Protesta qytetare që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama ka hyrë në ditën e 30-të të saj, me tubime të njëkohshme si brenda Shqipërisë ashtu edhe në disa qytete jashtë vendit.

Në Tiranë, qytetarë të shumtë pritet të mblidhen në orën 19:00 për protestën e radhës, ku kërkohet largimi i qeverisë aktuale. Organizatorët thonë se lëvizja po vijon çdo ditë, ndërsa pjesëmarrja ndryshon sipas orareve dhe ditëve të javës.

Paralelisht, tubime solidariteti janë zhvilluar edhe në qytete të ndryshme europiane, përfshirë Torino, ku një grup shqiptarësh kanë marshuar në disa zona të qytetit duke iu bashkuar thirrjeve për dorëheqje. 

Të fundit