Flash News

E-TJERA

Eurodeputetët i bashkohen protestës në Tiranë, revolta kundër qeverisë hyn në ditën e 28-të

Eurodeputetët i bashkohen protestës në Tiranë, revolta

Tirana pritet të jetë sërish në qendër të protestave këtë të shtunë, teksa tubimet kundër qeverisë hyjnë në ditën e 28-të radhazi. Organizatorët kanë bërë thirrje për një mobilizim mbarëkombëtar, duke ftuar qytetarë nga të gjitha qarqet e vendit, por edhe shqiptarët që jetojnë jashtë, t’i bashkohen demonstratës.

Qytetarët kanë nisur të grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas është parashikuar një marshim drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku protesta do të zhvillohet përpara godinës së Kryeministrisë.

Sipas organizatorëve, protesta e kësaj dite synon të jetë një nga më të mëdhatë që prej nisjes së lëvizjes, ndërsa një element i veçantë pritet të jetë prania e disa eurodeputetëve, të cilët ndodhen në Tiranë për të ndjekur nga afër situatën dhe zhvillimet politike.

Edhe në këtë tubim, kërkesat e protestuesve mbeten të pandryshuara. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ngritjen e një qeverie teknike tranzitore dhe garantimin e barazisë së qytetarëve përpara ligjit.

Të fundit