Flash News

E-TJERA

Protestuesit kërkojnë mbështetjen e ambasadorëve, zbardhet letra me pesë kërkesat

Protestuesit kërkojnë mbështetjen e ambasadorëve, zbardhet

 

Lëvizja qytetare që prej 27 ditësh organizon protesta të përditshme kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ka ndërmarrë një hap të ri, duke eGrupi Koordinator i Protestës i është drejtuar me një letër zyrtare ambasadorëve dhe shefave të misioneve të vendeve të akredituar në Shqipëri, ku i informon mbi kërkesat e protestës dhe situatën politike në vend.

Në letër, koordinatorët shprehen se përfaqësojnë një lëvizje të gjerë qytetare dhe paqësore, e cila prej 27 ditësh ka mobilizuar qytetarë në mbrojtje të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe dinjitetit njerëzor.

“Shqipëria ndodhet në një moment përcaktues të zhvillimit të saj demokratik. Qytetarët e mbledhur në mënyrë paqësore në sheshet publike në mbarë vendin po ushtrojnë të drejtën e tyre themelore për t’u shprehur qytetarisht, të udhëhequr nga një angazhim i thellë ndaj shtetit të së drejtës, qeverisjes demokratike dhe dinjitetit njerëzor.”, thuhet në letër.

Grupi Koordinator paraqet pesë kërkesa që, sipas tij, përfaqësojnë vullnetin e protestuesve, duke nisur nga dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit dhe të qeverisë, krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor, ndryshime kushtetuese të miratuara me referendum popullor, që përfshijnë reformimin e Kodit Zgjedhor, ligjit për financimin e partive politike dhe kufizimin e mandatit të kryeministrit në jo më shumë se dy mandate gjatë jetës politike. ndërkombëtarizuar aksionin e saj.Po ashtu ata kërkojë edhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

Pika e pestë është hartimi i një kontrate të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, përmes konsultimeve me intelektualë, ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile jopartiake.

Në përfundim të letrës, Grupi Koordinator u bën thirrje ambasadorëve të marrin në konsideratë seriozitetin e protestës dhe të mbështesin një zgjidhje paqësore, demokratike dhe gjithëpërfshirëse të situatës politike në Shqipëri.

ligjore, duke përfshirë:

Shfuqizimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura (Ligji nr. 21/2024);

Shfuqizimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore;

Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”;

Shfuqizimin e kuadrit ligjor që rregullon Investimet Strategjike.

Hartimin e një kontrate të re sociale ndërmjet qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përgatitet përmes konsultimeve të gjera me intelektualë të pavarur, ekspertë teknikë dhe përfaqësues jopartiakë të shoqërisë civile, në përputhje me propozimet e lëvizjes qytetare.

Këto kërkesa përfaqësojnë shprehjen e qartë dhe legjitime të një populli sovran, të përkushtuar ndaj vlerave demokratike dhe shtetit të së drejtës.

Me respekt, ju bëjmë thirrje që të merrni në konsideratë seriozitetin dhe sinqeritetin e kësaj lëvizjeje qytetare dhe të mbështesni një zgjidhje paqësore, demokratike dhe gjithëpërfshirëse të krizës aktuale politike në Shqipëri.

Mbetemi në dispozicionin tuaj për çdo komunikim të mëtejshëm dhe besojmë në angazhimin tuaj të vazhdueshëm për demokracinë dhe dinjitetin njerëzor në Shqipëri, si pjesë e vlerave tona të përbashkëta evropiane.

Ju lutemi pranoni shprehjen e konsideratës sonë më të lartë.

Në emër të Grupit Koordinator të Protestës

Të fundit