Flash News

Bota

Dy tërmete të fuqishme godasin Venezuelën, të paktën 164 të vdekur dhe qindra të plagosur

Dy tërmete të fuqishme godasin Venezuelën, të paktën

Të paktën 164 persona kanë humbur jetën dhe 971 të tjerë janë plagosur si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën gjatë natës, bëri të ditur presidentja e përkohshme e vendit, Delcy Rodríguez.

Bilanci i viktimave është rritur ndjeshëm brenda pak orësh. Fillimisht autoritetet raportuan 32 viktima dhe rreth 700 të plagosur, por kërkimet në zonat e prekura kanë nxjerrë në pah përmasa shumë më të mëdha të katastrofës.

Ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet për gjetjen e personave të bllokuar nën rrënoja, ndërsa ndihma ndërkombëtare ka nisur të mbërrijë në vend. Sipas autoriteteve, ekipe emergjence nga disa shtete janë angazhuar për të mbështetur operacionet e kërkim-shpëtimit.

Edhe Shtetet e Bashkuara kanë ofruar ndihmë, me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, i cili deklaroi se SHBA po dislokon menjëherë ekipet e nevojshme për t’iu përgjigjur emergjencës.

Dy tërmetet, me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë, konsiderohen ndër më të fuqishmit që kanë goditur Venezuelën në më shumë se një shekull, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe panik në disa rajone të vendit.

Të fundit