Flash News

SPORT

Xhaka dhe Zvicra përballë provës së madhe, sot vendosen biletat e grupit

Xhaka dhe Zvicra përballë provës së madhe, sot vendosen

Kupa e Botës 2026 vijon me sfida vendimtare për fazën e grupeve, ku vëmendja mbrëmjen e sotme do të jetë te Grupi B, aty ku edhe Zvicra e Granit Xhakës kërkon të sigurojë kualifikimin.

Helvetët, që kanë grumbulluar 4 pikë pas dy ndeshjeve të para, përballen në orën 21:00 me Kanadanë, e cila ka të njëjtin numër pikësh. Një barazim i dërgon të dyja skuadrat në fazën tjetër, ndërsa fitorja do t’i sigurojë fituesit vendin e parë në grup.

Në takimin tjetër të grupit, Bosnje-Hercegovina përballet me Katarin. Të dyja ekipet kanë nga një pikë dhe vetëm fitorja mund t’u mbajë gjallë shpresat për kalimin në raundin tjetër.

Ndërkohë, në mesnatë do të zhvillohen ndeshjet e Grupit C. Maroku, me 4 pikë, luan ndaj Haitit që tashmë është eliminuar, ndërsa Brazili kryesues sfidon Skocinë, e cila mbetet në garë për një vend në fazën me eliminim direkt.

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes do të luhen sfidat e Grupit A. Meksika, që ka siguruar kualifikimin dhe vendin e parë, përballet me Republikën Çeke, ndërsa Koreja e Jugut dhe Afrika e Jugut do të luajnë një duel direkt për mbijetesën në turne. Përballja pritet të jetë ndër më të luftuarat e kësaj jave në Botëror.

Të fundit