Rajoni

Tragjedi në Itali, 63-vjeçari vret gruan dhe djalin 24-vjeçar me armë gjahu

Tragjedi në Itali, 63-vjeçari vret gruan dhe djalin 24-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Pieve di Camaiore, në provincën e Luccas në Itali, ku një 63-vjeçar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten dhe djalin e tij brenda banesës familjare.

Sipas informacioneve paraprake nga mediat italiane, viktima kanë mbetur gruaja 52-vjeçare dhe djali 24-vjeçar i çiftit, të cilët janë qëlluar me armë gjahu gjatë një episodi të rëndë dhune familjare.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar shërbimet e emergjencës dhe forcat e rendit pasi kanë dëgjuar të shtënat. Menjëherë në vendngjarje mbërritën karabinierët, policia dhe ekipet mjekësore.

Autoritetet kanë bërë të mundur neutralizimin dhe ndalimin e autorit të dyshuar, i cili ndodhej në banesë në momentin e mbërritjes së forcave të rendit.

Banorë të zonës kanë deklaruar se familja kishte pasur probleme dhe tensione të herëpashershme, por askush nuk kishte imagjinuar një përfundim kaq të rëndë.

Në vendngjarje u angazhuan edhe ekipet e urgjencës 118 dhe një helikopter shpëtimi, por për dy viktimat nuk mund të bëhej më asgjë. Hetuesit kanë nisur punën për të sqaruar dinamikën e ngjarjes dhe motivet që çuan në këtë krim të dyfishtë.

Të fundit