Flash News

E-TJERA

Gazetari : Pasi mbaroi me iranianët, Rama po sulmon edhe kosovarët

Gazetari : Pasi mbaroi me iranianët, Rama po sulmon edhe kosovarët

Gazetari Enver Robelli ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili ka aluduar për përfshirje të individëve nga Kosova në protestat e zhvilluara në Tiranë kundër qeverisë.

I ftuar në A2 CNN, Robelli tha se raste të veçuara nuk mund të përdoren për të etiketuar një komunitet të tërë dhe paralajmëroi kundër gjuhës që krijon ndarje mes shqiptarëve.

Sipas tij, si Kosova ashtu edhe Shqipëria kanë pasur individë që mund të kenë luajtur role të diskutueshme në periudha të ndryshme, por kjo nuk justifikon përgjithësimet. 

“Natyrisht që ka pasur edhe në të kaluarën raste kur individë nga Kosova ndoshta nuk kanë luajtur rol të mirë në Shqipëri, siç kemi pasur edhe raste kur njerëz nga Shqipëria nuk kanë luajtur rol mjaft të mirë në Kosovë, por gjërat nuk duan asesi të përgjithësohen”, u shpreh ai.

Robelli kritikoi edhe ndërhyrjet e kryeministrit shqiptar në çështjet e brendshme të Kosovës, duke kujtuar përfshirjen e tij në debatin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Nëse ka një politikan nga Shqipëria që ka ndërhyrë shpesh, pa ia kërkuar askush, në çështje të brendshme të Kosovës, është ky kryeministër. Ky ka shkruar status për Asociacionin e komunave serbe dhe ka dhënë këshilla se si t’i zgjerohet autonomia pakicës serbe në Kosovë”, deklaroi ai.

 “Është një tendencë shumë e rrezikshme edhe të ndarjes në kosovarë të mirë dhe kosovarë të këqij. Kosovarët e mirë janë ata që miratojnë çdo gjë që bën kjo qeveri, ndërsa stigmatizohen ata që mbajnë qëndrim kritik”, tha gazetari.

 “Mund të ketë njerëz jo vetëm nga Kosova, por edhe nga diaspora. Po shoh mjaft qytetarë zviceranë të cilët në 15-20 vitet e fundit jetojnë në Shqipëri dhe janë me protestën. Ata nuk janë kurrfarë agjentësh”, përfundoi Robelli.

 

 

Të fundit