Flash News

E-TJERA

Rama flet për 'Financial Times', shan protesuesit: F*ck you, nëse thoni se jam 'Kumbari'!

Rama flet për 'Financial Times', shan protesuesit: F*ck you,

Qytetarët, prej 24 ditësh, protestojnë para Kryeministrisë duke kërkuar largimin e Ramës. Kryeministri i ka sulmuar disa herë qytetarët të cilët protestojnë kundër korrupsionit, emigracionit dhe shpopullimit, shëndetësisë së munguar, nepotizmit, orvatjeve në zyrat e shtetit apo vjedhjes së tokave publike.

Prokurorët e SPAK kanë lëshuar urdhër-arreste për 20 biznesmenë që, sipas tyre, janë përfshirë në trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash. Dyshohet se miliarda euro janë kanalizuar në projekte të mëdha ndërtimi përgjatë bregdetit Adriatik dhe në kryeqytet, shkruan “Financial Times”.

Duke folur për FT, Rama ka relativizuar pastrimin e parave në Shqipëri, duke pranuar ekzistencën, por jo si shteti i vetëm ku fenomeni është i pranishëm.

“Të thuash se ekonomia shqiptare bazohet në pastrim parash është e tmerrshme,” tha Rama për FT. “Pastrimi i parave është pjesë e ekonomisë sonë, por nuk është një problem kaq i madh,” shtoi ai. “Mendoni se nuk ka pastrim parash në Londër? Ka. Por a mund të thuash që ekonomia britanike bazohet kryesisht në pastrim parash? Jo”, tha ai.

Kryeministri i është drejtuar edhe protestuesve kur tha se “nuk është detyra ime të provoj që nuk jam Kumbari, është detyra e tyre të provojnë që jam”. “Njerëzit thonë se unë jam udhëheqësi i gjithë kësaj. Unë u them ‘fuck you’. Aq e thjeshtë,” tha ai.

Një zëdhënës i Kushner dhe partnerëve të tij në Shqipëri nuk ka reaguar ndaj kërkesave për koment.

Rama këmbënguli se investimet e Kushner janë të ligjshme dhe se nuk ka lidhje mes tyre dhe hetimeve që po zhvillohen për një ish-pronar të tokës.

Kryeministrit përsëriti pretendimet se protestat janë nxitur nga armiqtë e presidentit amerikan, përfshirë Iranin.

“Ka shumë interesa për ta vrarë këtë projekt… për shkak të Trump-it,” tha ai. “Po të mos ishte Jared Kushner… askush nuk do të interesohej për flamingot, për Shqipërinë, për asgjë. E gjithë kjo është urrejtja ndaj Trump-it që krijon këtë vëmendje.”

Madje, Rama këmbënguli se projektet bregdetare do të vazhdojnë pavarësisht protestave.

“Pjesa e rëndësishme është që investitorët nuk janë kriminelë dhe nuk janë të përfshirë në pastrim parash,” tha Rama. “Janë investitorë të mëdhenj. Është një mundësi historike për Shqipërinë.”

Të fundit