Flash News

KRYESORE

Politologu i njohur për ZDF: Stili i Ramës karakterizohet nga autokracia dhe pushtet i pakufizuar

Politologu i njohur për ZDF: Stili i Ramës karakterizohet nga

Tirana është kthyer në ‘epiqendër’ të protestave ku mijëra qytetarë kanë dalë shesh kundër projektit për ndërtimin e një resorti luksoz turistik, i lidhur me investitorë të afërt me Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj Jared Kushner.

Sipas politologut dhe historianit Florian Bieber, i cili ka komentuar situatën për ZDF, pakënaqësia e qytetarëve nuk lidhet vetëm me ndërtimin e resortit, por edhe me mënyrën si merren vendimet publike në vend.

Ai thekson se protestat përmbledhin shqetësime për mungesë transparence, ndikim të interesave private dhe rrezik për korrupsion.

“Ekziston frika për shkatërrimin e një zone të rëndësishme natyrore, por edhe ndjesia se projektet po shtyhen përpara pa informim dhe pa konsultim me publikun,” është shprehur Bieber.

Ai shton se çështja e korrupsionit dhe mungesës së transparencës është një shqetësim i përsëritur në debatet publike në Shqipëri, duke ushqyer perceptimin se disa projekte zhvillohen më shumë në interes të grupeve ekonomike sesa të qytetarëve.

Protestat, të njohura edhe si “Flamingo Revolution”, janë shoqëruar me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, shkruan ZDF. “Stili i tij karakterizohet nga autokracia dhe pushtet i pakufizuar në vendin e tij”, thotë Bieber.

Sipas Bieber, pakënaqësia publike lidhet edhe me stilin e qeverisjes dhe perceptimin e përqendrimit të pushtetit, si dhe me dyshimet e ngritura shpesh për burimet e financimit të disa projekteve të mëdha në vend.

Ai thekson se mungesa e debatit publik dhe transparencës përforcon bindjen e shumë qytetarëve se vendimmarrja nuk bëhet në interes të tyre.

Të fundit