Flash News

E-TJERA

Emigrantët i bashkohen protestës, autokolona kilometrike përshkon Shqipërinë

Emigrantët i bashkohen protestës, autokolona kilometrike përshkon

Shqiptarë të ardhur nga diaspora po i bashkohen protestës së sotme në Tiranë kundër qeverisë, e cila ka hyrë në ditën e saj të 21-të.

Autokolona e emigrantëve, e nisur nga Londra dhe vende të tjera europiane drejt Shqipërisë, ka mbërritur në Lezhë, duke vijuar më pas rrugëtimin drejt kryeqytetit. Në pamjet e publikuara shihen dhjetëra automjete të stolisura me flamuj kuqezi, që kanë formuar një varg të gjatë mjetesh në rrugë, ndërsa pjesëmarrësit kanë shoqëruar udhëtimin me boritë e makinave.

Organizatorët e protestës kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve brenda dhe jashtë vendit, ndërsa pritet që tubimi i sotëm të jetë ndër më të mëdhenjtë e zhvilluar deri më tani.

Sipas protestuesve, kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa ata kërkojnë gjithashtu ndryshime në drejtimin politik të vendit. Pjesëmarrja e diasporës në protestë është cilësuar nga organizatorët si një mbështetje e rëndësishme për kauzën e tyre.

Të fundit