Flash News

E-TJERA

“Rama jep dorëheqjen”, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

“Rama jep dorëheqjen”, protestuesit marshojnë drejt

Me slogane kundër qeverisë dhe thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, aktivistë dhe qytetarë janë mbledhur këtë mbrëmje në qendër të Tiranës në vijim të protestës së tyre.

Tubimi nisi në sheshin “Skënderbej”, nga ku pjesëmarrësit marshuan përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke mbajtur pankarta dhe duke artikuluar mesazhe kundër qeverisë.

Më pas, protestuesit u ndalën përpara godinës së Kryeministrisë, ku u zhvilluan fjalime dhe u përcollën qëndrimet e organizatorëve lidhur me kërkesat e tyre. Gjatë marshimit nuk munguan thirrjet që bënin apel për ndryshim politik dhe largimin e kryeministrit nga detyra.

Të fundit