Flash News

E-TJERA

Tensione në gjyqin ndaj Metës, gjobiten Kryemadhi dhe avokati Cakrani

Tensione në gjyqin ndaj Metës, gjobiten Kryemadhi dhe avokati Cakrani

Seanca gjyqësore në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi është zhvilluar mes debatesh dhe ndërprerjesh të herëpashershme, teksa Prokuroria e Posaçme vijoi paraqitjen e provave në lidhje me dosjen e lobimit të LSI-së në Shtetet e Bashkuara.

Për shkak të tensioneve në sallë, trupi gjykues vendosi të ndëshkojë me gjobë prej 10 mijë lekësh avokatin Kujtim Cakrani dhe Monika Kryemadhin, duke argumentuar se sjellja e tyre cenoi solemnitetin dhe mbarëvajtjen e procesit gjyqësor.

Pas përfundimit të seancës, avokati Cakrani deklaroi se do të kërkojë përjashtimin e gjyqtares nga çështja.

Gjatë shqyrtimit të dosjes në themel, prokurori i SPAK-ut, Sotir Kllapi, paraqiti elemente që lidhen me kontratën e lobimit të ish-LSI-së me kompaninë amerikane GSIS. Në këtë moment pati ndërhyrje nga mbrojtja, ku Cakrani dhe Kryemadhi kundërshtuan leximin e dokumenteve, duke akuzuar prokurorin për keqinterpretim të tyre.

Pas reagimeve në sallë, gjykata paralajmëroi palët për respektimin e rregullave procedurale, duke theksuar se çdo shkelje e përsëritur do të shoqërohet me masa të tjera disiplinor

Të fundit