Flash News
SPAK operacion në Devoll, kontrolle në banesën e ish-kreut të Policisë Bashkiake
Pankarta që “preku” Klosin: Rama apo Bela, kush ishte arsyeja?
Ramës i dalin telashe edhe në Zvicër? Ja çfarë po ndodh me skulpturën e tij
Krimi që tronditi Lezhën, arrestohet personi që fshehu makinën e autorëve të vrasjes së çiftit Mujeci
Deklarata e Marta Kos, reagon PD: Bazohet në informacionet e rreme të Ramës
Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

Edmir V. nga Beogradi e vizitoi Finlandën në prill. Ai ndërroi fluturim në Stokholm dhe thotë se, për shkak të sistemit të ri evropian të hyrje-daljeve, për pak sa nuk e humbi fluturimin e radhës, edhe pse kishte tri orë kohë ndërmjet dy fluturimeve.
“Qëndron në radhë dhe pret, pret, pret… Oficeri kufitar fillon me pyetje për udhëtimet e mëparshme, përfshirë arsyet pse kam vizituar një apo një shtet tjetër evropian. Pyetjet ishin deri diku edhe të pakëndshme. Megjithatë, kaosi i vërtetë nisi kur ndodhi diçka me pajisjen, e cila papritur pushoi së funksionuari. Pastaj të gjithë udhëtarët u transferuan në të njëjtën radhë pritjeje”, tregon Edmiri në një bisedë për Radion Evropa e Lirë (REL).
Ngjashëm ka kaluar edhe Bojani nga Podgorica. Ai kishte arritur në aeroportin belg Charleroi dhe u përball me një radhë të gjatë njerëzish që prisnin të kalonin përmes sistemit.
Por, atë e shpëtoi fakti që po udhëtonte me një foshnje, ndaj kishte përparësi në kalim. Por, as kjo nuk do të thoshte se kaloi pa pritur, pasi numri i atyre që kishin “përparësi” ishte i madh.
Të tjerët, të cilët nuk udhëtonin me foshnja, thotë ai, u desh që të prisnin me orë të tëra.
Një grup kolegësh nga Kosova udhëtuan me makinë drejt Greqisë në fund të majit. Ata zgjodhën qëllimisht ditët e punës për hyrje dhe dalje nga vendi, me qëllim që të shmangnin pritjet e mundshme gjatë fundjavës. Ata kishin parë deklaratat e zyrtarëve evropianë se procedura zgjat shumë pak.
Megjithatë, thonë ata, procedura zgjati shumë më tepër nga sa kishin pritur.
Sipas personave me të cilët bisedoi REL-i, disa udhëtarë u detyruan t’u përgjigjeshin pyetjeve të policëve kufitarë për arsyet e udhëtimeve të mëparshme ose, për shembull, për mungesën e vulave në pasaportë që do të dëshmonin se kishin dalë nga Zona Shengen.
Të tjerë hasën në probleme teknike me skanimin e gjurmëve të gishtërinjve ose me fotografimin e fytyrës. Ata thonë se për çdo automjet priti të paktën 20 minuta.
Hana nga Beogradi në qershor arriti me aeroplan në Bergamo të Italisë. Pas mbërritjes, ajo u rreshtua në kolonën për udhëtarët që nuk janë shtetas të vendeve të Bashkimit Evropian.
Ajo priti rreth 45 minuta para se të kalonte kontrollin kufitar dhe procedurën e skanimit.
Pas kësaj, ajo udhëtoi me tren nga Italia në Zvicër. Kur ua dorëzoi pasaportën zyrtarëve kufitarë zviceranë, të dhënat e saj tashmë ishin të regjistruara në sistem. Në ekran u shfaq edhe fotografia e bërë gjatë kontrollit kufitar në Itali, duke treguar se informacionet ishin tashmë të qasshme për autoritetet kompetente.
Këta janë vetëm disa shembuj të përvojave të shtetasve të të ashtuquajturave vende të treta (shtete që nuk janë anëtare të BE-së), të cilët kalojnë nëpër procedurat e Sistemit të Hyrje-Daljeve (EES).
Sistemi u fut në përdorim në tetor të vitit të kaluar, teksa u bë plotësisht operacional më 10 prill të këtij viti.
Çfarë përfshijnë rregullat e reja?
Bëhet fjalë për një sistem të automatizuar që zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave të udhëtarëve që hyjnë në zonën Shengen.
Sistemi zbatohet për qytetarët që posedojnë pasaporta biometrike, pavarësisht nëse për hyrje në BE u nevojitet vizë apo jo. Ai regjistron të dhëna biometrike, gjurmët e gishtërinjve dhe fotografinë e fytyrës, si dhe të dhëna personale dhe datat e udhëtimit, me qëllim përmirësimin e sigurisë së kufijve, zbulimin e personave që tejkalojnë kohën e lejuar të qëndrimit dhe parandalimin e keqpërdorimit të identitetit.
Që nga fillimi i zbatimit të këtij sistemi, është krijuar kaos në aeroportet evropiane. Rrjetet sociale janë mbushur me dëshmi për radhë të gjata pritjeje që ndonjëherë kanë rezultuar edhe me humbjen e fluturimeve.
Nga shërbimet kompetente evropiane thonë se EES tashmë po tregon rezultate pozitive. Nga ana tjetër, udhëtarët do të duhet të përshtaten, pasi kjo do të jetë tani pjesë përbërëse e udhëtimit.
Ndërtimi dhe modernizimi i infrastrukturës pritet që në vitet e ardhshme ta lehtësojnë procesin. Megjithatë, viti i parë ka shumë gjasa të jetë i vështirë, ndërsa sezoni i verës do të përbëjë një sfidë të veçantë.
Në prill, 600 fluturime të humbura në Bruksel
Vetëm gjatë festave për Pashkë, rreth 600 persona humbën fluturimin në aeroportin e Brukselit. Për këtë arsye, ky aeroport tani këshillon udhëtarëve të mos e respektojnë rregullin e shkuarjes në aeroporte dy orë më herët.
“Vërejtëm se vendosja e EES-it ka çuar në zgjatjen e kohës së pritjes në dy deri në tre orë. Po bashkëpunojmë me Policinë Federale, e cila është përgjegjëse për kontrollet dhe procesin, dhe po bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të menaxhuar sa më mirë radhët”, thuhet në përgjigjen për REL-in nga aeroporti Zaventem, që është aeroporti kryesor në Belgjikë.
Situata është edhe më e vështirë në pikat kufitare tokësore. Nga policia greke për REL deklarojnë se komplikimet janë normale gjatë futjes së një sistemi të ri.
“Si në çdo kalim të madh drejt procedurave të reja të kontrollit kufitar, zbatimi i sistemit mund të ketë fillimisht ndikim në kohën e përpunimit në disa pika kufitare, veçanërisht gjatë periudhave me trafik të shtuar udhëtarësh. Kjo lidhet kryesisht me kërkesat shtesë për verifikim dhe regjistrim biometrik që duhet të kryhen për shtetasit e vendeve të treta gjatë hyrjeve dhe daljeve. Këto procedura janë pjesë përbërëse e sistemit dhe nuk mund të shmangen”, thanë nga Policia greke në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë.
A do të jetë më e lehtë gjatë sezonit veror?
Me afrimin e sezonit veror, disa shtete evropiane po shqyrtojnë mundësinë e një qasjeje më fleksibile sa i përket përpunimit të të dhënave.
Kroacia dhe Greqia, për shkak të afërsisë gjeografike, mbeten destinacionet më tërheqëse për pushimet verore të qytetarëve të rajonit.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kroacisë konfirmojnë se gjatë kulmit të sezonit lejohet një shkallë e caktuar fleksibiliteti. Kjo mund të përfshijë përjashtime të përkohshme nga marrja e të dhënave biometrike, me skanimin e detyrueshëm të dokumentit të udhëtimit dhe regjistrimin e kohës së hyrjes në një shtet anëtar të BE-së.
“Ky model mund të zbatohet në një periudhë të kufizuar kohore, maksimumi deri në gjashtë orë në rrethana të jashtëzakonshme që sjellin një trafik aq të dendur sa që koha e pritjes në pikën kufitare bëhet tepër e gjatë. Kjo konkretisht nënkupton krijimin e një dosjeje EES pa marrjen e të dhënave biometrike”, thanë për Radion Evropa e Lirë nga Ministria e Brendshme e Kroacisë.
Pala kroate pret se do të ketë radhë gjatë sezonit veror, por thekson se ato kanë ekzistuar edhe para futjes në përdorim të këtij sistemi.
“Përdorimi i sistemit EES mund të shkaktojë ngadalësim të përkohshëm të trafikut gjatë ngarkesave të pikut në pikat kufitare rrugore, duke qenë se personi duhet të dalë nga automjeti për t’u regjistruar në aspektin biometrik në sistem. Kjo lehtësohet përmes përdorimit të lexuesve manualë të EES-it, ku biometria merret në korsitë e hyrje-daljes para se personi të arrijë në kabinën e kontrollit”, thanë nga Ministria e Brendshme e Kroacisë.
Ata shtojnë se në aeroporte, përveç sistemeve statike, përdoren edhe lexues mobilë EES, kioska dhe e-porta (e-gates) kur është e mundur.
Ndërkaq, nga Policia greke konfirmojnë se gjatë kulmit të sezonit të verës do të përpiqen të jenë më fleksibil për të lehtësuar kalimin e kufijve.
“Greqia e përdor në mënyrë të përgjegjshme mundësinë e pezullimit të pjesshëm të parashikuar nga korniza përkatëse të BE-së, me qëllim përputhshmërinë e plotë me rregullat, por edhe ofrimin e shërbimit sa më të mirë të mundshëm për udhëtarët”, thanë për REL-in nga Policia e Greqisë.
Një mundësi të tillë e parashikon edhe Komisioni Evropian, institucioni që e ka vendosur sistemin EES.
“Pezullimi i mbledhjes së të dhënave biometrike është i mundur në disa pika kufitare dhe për një periudhë të kufizuar kohore në raste rrethanash të jashtëzakonshme që çojnë në kohë tepër të gjata pritjeje. Kjo mundësi ekziston deri në shtator, duke mbuluar kulmin e sezonit turistik veror”, thanë nga Komisioni Evropian në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë.
A janë zgjidhje e-kioskat?
Në aeroportin e Brukselit mendojnë se përdorimi i kioskave të regjistrimit dhe portave elektronike për disa shtetas të vendeve të treta është pjesë kyç e zgjidhjes për uljen e kohës së pritjes, por theksojnë se zbatimi i tyre ende nuk ka filluar.
“Kjo tashmë është miratuar nga ministrat kompetentë belgë dhe zbatimi i shpejtë është thelbësor për uljen efikase të kohës së pritjes për qytetarët jashtë BE-së”, thuhet në përgjigjen nga aeroporti i Brukselit.
Kufijtë e brendshëm të Zonës Shengen janë në kompetencë të shteteve anëtare. Prandaj, çdo shtet i rregullon individualisht mënyrën se si qytetarët kalojnë kufijtë. Nga KE-ja konfirmojnë se zbatimi digjital i sistemit EES duhet ta lehtësojë procesin.
“Rrjedhshmëria e kufijve duhet të sigurohet nga shtetet anëtare përmes sigurimit të numrit të duhur të policëve kufitarë dhe zgjidhjeve të automatizuara, siç janë kioskat vetëshërbyese dhe e-portat [e-gates]”, thonë nga KE-ja, duke shtuar se kjo është veçanërisht e rëndësishme në pikat kufitare me qarkullim të madh.
Nga Policia greke konfirmojnë se po punojnë në mënyrë intensive dhe po investojnë në përmirësimin e infrastrukturës që duhet të lehtësojë procesin e hyrjes dhe daljes nga Zona Shengen.
“Autoritetet kompetente ndjekin vazhdimisht zhvillimet operative dhe, kur është e nevojshme, përshtatin planifikimin dhe shpërndarjen e burimeve për t’iu përgjigjur rritjes sezonale të trafikut dhe për t’i minimizuar sa më shumë shqetësimet për udhëtarët”, thuhet në përgjigjen e Policisë greke.
Sukses apo dështim? KE-ja mburret me rezultatet e sistemit EES
Komisioni Evropian këmbëngul se bëhet fjalë për një sistem shumë të suksesshëm, qëllimi kryesor i të cilit është mbrojtja e kufijve evropianë.
“Zona Shengen është destinacioni më i vizituar në botë, me 40 për qind të të gjitha udhëtimeve ndërkombëtare që kalojnë kufijtë e saj të jashtëm. Në shumicën e shteteve anëtare, përpunimi i regjistrimeve të para zgjat mesatarisht pak më shumë se një minutë”, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier.
Megjithatë, në bisedat me më shumë se dhjetë qytetarë nga Ballkani Perëndimor që gjatë periudhës së fundit kanë kaluar përmes sistemit EES, REL nuk gjeti asnjë bashkëbisedues që konfirmoi se e ka përfunduar të gjithë procedurën brenda një minute.
Zyrtarët e Komisionit Evropian theksojnë se, kur të dhënat e udhëtarëve janë tashmë të regjistruara në sistem, hyrjet dhe daljet e radhës duhet të jenë më të shkurtra dhe më efikase.
Megjithatë, edhe pse sistemi EES po paraqet vështirësi për udhëtarët, në muajt e parë ai tashmë ka treguar rezultate për të cilat është vendosur në funksion.
Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Evropian, që nga tetori 2025 janë regjistruar gati 80 milionë hyrje dhe dalje, 35.000 refuzime hyrjeje, ndërsa rreth 900 persona janë identifikuar si kërcënim për sigurinë e Bashkimit Evropian./REL
Të fundit
Noka kërkon replikë me Ballën, mazhoranca e refuzon; deputetët e PD-së bllokojnë foltoren
18 Qershor 2026, 11:30
Shqipëria mbetet ndër vendet me cilësinë më të dobët të ujërave të plazheve në Europë
18 Qershor 2026, 11:21
Zyrtarët e Kadastrës Dibër dhe një notere tjetërsuan pronat, në kërkim zv.drejtori
18 Qershor 2026, 10:48
Pankarta që “preku” Klosin: Rama apo Bela, kush ishte arsyeja?
18 Qershor 2026, 10:41
Koçeku deklaroi se është kërcënuar nga grupi i Bajrajve, reagon ministri i Drejtësisë
18 Qershor 2026, 10:29
Pendohet Marjana Koçeku, kërkon falje për fadromat e Ramës në Theth një vit pas aksionit
18 Qershor 2026, 10:22
Ramës i dalin telashe edhe në Zvicër? Ja çfarë po ndodh me skulpturën e tij
18 Qershor 2026, 10:10
Nën akuzë nga SPAK për shkelje në tendera, Jonaid Myzyri emërohet në krye të OBP-së
18 Qershor 2026, 10:01
Nënshkrimi i marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në tregjet botërore
18 Qershor 2026, 09:49
Konsumimi i këtyre ushqimeve ndihmon në freskimin e trupit gjatë vapës së verës
18 Qershor 2026, 09:41
Ish-ministri i Ramës: Atdheu ynë ka nevojë për një shkundje, kërkon strategji dhe guxim
18 Qershor 2026, 09:41
Rininë që proteston duhet përkrahur nga lehjet e piktorit dhe kafshimet e hienave mediatike
18 Qershor 2026, 09:30
Heroi i Ganës shkruan histori në Botëror, Yirenkyi thyen një rekord 36-vjeçar
18 Qershor 2026, 08:58
Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës
18 Qershor 2026, 08:58
Këmbimi valutor 18 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
18 Qershor 2026, 08:40
Çmimet 'fluturojnë', pagat mbeten pas/ Shqipëria kalon BE-në për çmimet e ushqimeve
18 Qershor 2026, 08:16
Seanca plenare/ Zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet në Kuvend
18 Qershor 2026, 08:02
Parashikimi i motit për ditën e sotme
18 Qershor 2026, 07:45
Horoskopi 18 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
18 Qershor 2026, 07:26
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
18 Qershor 2026, 07:00
"Ne do na vije kapistall", pankartat pikante nga protesta
17 Qershor 2026, 22:58
Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës, Klosi i paqartë: Nuk artikulojnë se çfarë duan
17 Qershor 2026, 22:40
Igli Tare dhe Joana Bushi ‘prestanome’, ja si Belinda Balluku fshehu vilën në Dhërmi
17 Qershor 2026, 22:26
Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergji Lala
17 Qershor 2026, 22:14
Gjendet pas disa ditësh kërkime trupi i të riut që u mbyt në Liqenin e Ulzës
17 Qershor 2026, 21:54
Deklarata e Marta Kos, reagon PD: Bazohet në informacionet e rreme të Ramës
17 Qershor 2026, 21:37
Debutim për t’u harruar, Ronaldo nuk arrin të bëjë diferencën në barazimin e Portugalisë
17 Qershor 2026, 21:22
Dita e 18-të e protestës, mijëra qytetarë mbushin Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
17 Qershor 2026, 20:20
Neomalësorja dhe Neosigurimsi
17 Qershor 2026, 20:16
Ronaldo vazhdon të sfidojë kohën, vendos rekord të ri në Kupën e Botës
17 Qershor 2026, 19:52
Nga braktisja e PS te kërcënimi nga Bajrat/ Pse po hesht Rama për Marjana Koçekun?
17 Qershor 2026, 19:35
A shkon Botox-i deri në tru? Ja çfarë thonë mjekët
17 Qershor 2026, 19:00
Qeveria rrit taksën e shtëpive, dyfishim për banesat dhe deri 25% për bizneset
17 Qershor 2026, 18:48
"Dezinformuesi më i madh i opinionit publik", Tabaku i përgjigjet Ramës për raportin e PE
17 Qershor 2026, 18:19
Pse Leo Messi shpërtheu në lot pas golit të parë në Botëror?
17 Qershor 2026, 17:40
Foto/ Denoncon Këlliçi: Patronazhistët e Ramës po kërcënojnë qytetarët që janë kundër tij
17 Qershor 2026, 17:22
Goditet skema e dyshuar e mashtrimit me call center në Tiranë, 7 të arrestuar
17 Qershor 2026, 16:51
Plas debati mes Korreshit dhe Zegjine Çaushit: Hyn në Kuvend me dorëheqjen e tjetrit
17 Qershor 2026, 16:01
Pamje nga takimet në Aruba/ Biseda për kokainë, investime në resorte në Shqipëri
17 Qershor 2026, 15:03
PS reagon pas deklaratës së Koçekut për Bajrat
17 Qershor 2026, 14:51
Berisha: As Enver Hoxha s’do fliste si Rama në Berlin, protestuesit ia “nxinë fytyrën”
17 Qershor 2026, 14:41
Nga kullat te Aruba, Berisha: Dumani po fsheh lidhjet e qeverisë me krimin
17 Qershor 2026, 14:20
Protesta/ Policia procedon 16 qytetarë dhe shpall në kërkim 2 të tjerë
17 Qershor 2026, 14:01
Raporti i PE për Shqipërinë, alarm për zgjedhjet, korrupsionin, median dhe mjedisin
17 Qershor 2026, 13:46
I dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine, GJKKO lë në qeli Florian Musajn
17 Qershor 2026, 13:28
Euro “shkatërron” fasonin, fabrikat po mbyllen, lënë punonjësit pa punë
17 Qershor 2026, 13:15
Dhunimi i çiftit në Fushë-Arrëz, flet i lënduari: 5 persona u prezantuan si policë...
17 Qershor 2026, 13:04
Vdes aktori i i mirënjohur Gjergji Lala
17 Qershor 2026, 12:30
Bie nga skela në vendin e punës, plagoset 45-vjeçari në Memaliaj
17 Qershor 2026, 12:14
Eurostat: Shqipëria, e parafundit në Europë për mirëqenien
17 Qershor 2026, 12:00
Berisha: Rama e trajtoi mjedisin si plaçkë, shkatërroi parqe e zona të mbrojtura
17 Qershor 2026, 11:44
Berisha: PD mbështet protestën, Rama drejton një regjim pa legjitimitet
17 Qershor 2026, 11:34
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburantit, ulet nafta dhe benzina
17 Qershor 2026, 11:24
Kufizim i qarkullimit të mjeteve të rënda, publikohet plani i masave për sezonin veror
17 Qershor 2026, 11:20
Protesta e 18-të kundër qeverisë, qytetarët mblidhen sot para Kryeministrisë në orën 19:00
17 Qershor 2026, 11:03
Balliu: SPAK duhet të hetojë Edi Ramën, asnjë kullë nuk ngrihet pa firmën e tij
17 Qershor 2026, 11:00
Vijojnë kërkimet në Liqenin e Ulzës për 37-vjeçarin e zhdukur
17 Qershor 2026, 10:40
Gjakrrjedhja nga hunda dhe stresi: çfarë duhet të dini
17 Qershor 2026, 10:21
Shkatërrohet rrjeti i trafikut të kokainës në Athinë, 11 shqiptarë të përfshirë
17 Qershor 2026, 10:11
Gjenerali Eric Wendt konfirmohet si Ambasador i SHBA-së në Shqipëri
17 Qershor 2026, 09:58
Ndeshja Brazil–Marok theu rekordin e shikueshmërisë në Kupën e Botës
17 Qershor 2026, 09:49
Hakmarrje për një denoncim për parcelat me kanabis? Dhunohet çifti Nika në Fushë-Arrëz
17 Qershor 2026, 09:31
Aksident në Fier-Lushnjë, dy persona përfundojnë në spital
17 Qershor 2026, 09:12
Këmbimi valutor 17 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
17 Qershor 2026, 08:56
Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast
17 Qershor 2026, 08:33
Eurodeputetja e PE ngre zërin për protestat në Shqipëri: Ku po shkojnë paratë publike?
17 Qershor 2026, 08:12
17 shtete mbështesin marrëveshjen SHBA-Iran , kërkojnë zbatim të menjëhershëm
17 Qershor 2026, 07:53
Në disa zona priten reshje, si parashikohet moti sot
17 Qershor 2026, 07:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
17 Qershor 2026, 06:59
Alimehmeti: Dorëheqja e Ramës do t’i hapte rrugë një qeverie kalimtare
16 Qershor 2026, 22:51
12 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, autori ndryshon pamjen për t’i shpëtuar policisë
16 Qershor 2026, 22:22
Portugalia synon historinë në Botërorin 2026: Fernandes flet për ëndrrën e madhe
16 Qershor 2026, 21:40
"Ëndrrat e vrara në Shqipëri", pankartat pikante nga protesta e 17-të
16 Qershor 2026, 21:17