Flash News

E-TJERA

Aksident në Fier-Lushnjë, dy persona përfundojnë në spital

Aksident në  Fier-Lushnjë, dy persona përfundojnë në

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në autostradën Fier–Lushnjë, në zonën e rrethrrotullimit të Kolonjës, në kahun e lëvizjes drejt Lushnjës.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip fuoristradë është përplasur me forcë nga pas me një kamionçinë. Si pasojë e goditjes së fortë, dy personat që udhëtonin në fuoristradë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Lushnjës.

Të lënduarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave të para, dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po lëvizte fuoristrada, e cila në hyrje të rrethrrotullimit ka goditur nga pas kamionçinën.

 

Të fundit